Z.Kurti është dashur të shkoj në Tiranë dhe të ja përplas në fytyrë Vuçiqit, të flas për dhunën gjenocidiale të shtetit kriminel serb mbi shqiptarët!

Muhamet Kelmendi

  • 21 December 2021 - 15:10

Shkruan:ANALISTI-Muhamet  Kelmendi

Natyrisht se nga takimi në Tiranë midis kriminelit Vuçiq, Rames dhe Zajevit, nuk priten qëndrime tjera, përveç thirrjes që Kosova të merr pjesë në "Open Ballkan". Mirëpo, Kosova e ka bërë të qartë qëndrimin për këtë subjekt. Megjithatë ka qenë e rrugës që z.Kurti të shkoj në takim dhe edhe në Tiranë të shprehi mendimin për këtë mekanizëm. Kjo nuk do të thotë që të anëtarësohesh në "Open Ballkan". Jo. Por të shpjegosh qëndrimin dhe të kërkosh njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia. Pjesëmarrja kishte me qenë pozitive edhe për shqiptarët atje. Më lehtë dhe drejtpërdrejtë e kishte parë populli shqiptar  qëndrimin e Kosovës për këtë subjekt.

Kishte vërejte populli pse Kosova nuk e pranon një "Open Ballkan". Me fakte e kishte treguar gjenocidin e shtetit serb në Kosovë dhe me fakte kishte treguar përgjegjësinë e shtetit kriminal serb. Kjo nuk ndodhi. Mbeti insistimi i Rames dhe loja fjalësh e kriminelit Vuçiq. Në Tiranë shitet krimineli si "demokrate". Bota kështu nuk ka parë. Vrasësi  bëhet "liridashës" pa e pranuar krimin e bërë. Kjo fletë vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".