Ringjallja e antidemokracisë dhe e autokracisë

Ringjallja e antidemokracisë dhe e autokracisë
Ringjallja e antidemokracisë dhe e autokracisë

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 22 December 2021 - 09:59

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Askush nuk ka  besuar se pas 30 vjetësh, do të ringjallën recidivat ideologjikë, propagandistikë dhe partiakë të doktrinës dhe të praktikës së revizionizmit komunist totalitar sovjetik në Shqipëri.

Këtë syndrome regresiv dhe antidemokratik, pa dyshim se pasqyrojnë sjelljet dhe veprimet politike antidemokratike dhe antikombëtare të kryeministrit Edi Rama dhe të Lulzim Bashës, të cilët për interesat dhe për pëfitimet e tyre personale, grupore, partiake dhe mafioze kanë përjashtuar shumicën dërrmuese të popullit-sovranin, duke mos e pyetur për asgjë, kur është fjala për mbrojtjen e interesave jetike të popullit dhe të ruajtjes së sovranitetit të tij.

(1) I pari, Edi Rama lidhi paktin “Ballkani i Hapur” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev kinse për të mirën dhe prosperitetin ekonomik, tregtar, të punësimit, të qarkullimit të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve brenda trekëndshit Beograd-Tiranë-Shkup.

Mirëpo, në thelb ky pakt është vetëm në interesin e Serbisë (që të luajë rolin e piemontit-hegjemonit tradicional ruso-sllav në Ballkan), e cila ishte edhe nismëtare propozuese e tij me emërtimin “Minishengeni Ballkanik” në Novi-Sad. Pra, “babai” i këtij pakti është Aleksandër Vuçiq (presidenti aktual i Serbisë), i cili në “stilin e hollë” diplomatick të ‘stërgjyshit” të tij politik, Nikola Pashiq ( ish-kryeministër i Serbisë, i cili i pati gjetur miqtë e tij, Ahmet Zogun dhe Esat Pashë Toptanin, me qëllim që të realizonte Projektin e Ilia Garashaninit/1844/ për të pushtuar Shqipërinë Veriore dhe për të dalë në Detin Adriatik), pa rënë në siklet e gjeti tradhtarin  socialist modern-antidemoktratin Edi Rama (kryeministri aktual i Shqipërisë). 

Ky tradhtar u gëzua shumë me hyrjen e tij në “thesin” e aleancës serbosllave, duke u vetëmashtruar se i kishte “buzëqeshur” fati historik, që ky të afirmohej si një nga liderët “më të  mëdhenj”   për zgjidhjen e problemeve politike serbo-shqioptare në Ballkan.

Mirëpo, edhe në këtë rast Edi Rama tradhtoi popullin-sovranin, sepse nuk  shpalli REFERENDUMIN gjithëpopullor, që njerëzimt me votën e tyre të lirë dhe demokratike, të shprehnin opinionin e tyre, PO ose JO hyrjes së Shqipërisë në Paktin e turpshëm  me Serbinë pushtuese dhe gjenocidale të shqiptarëve (1878-2021). Kjo është kuintesenca e tradhtisë së Edi Ramës, mbase nuk ka injoruar POPULLIN që me plebishit të deklarohej PËR ose KUNDËR Aleancës së Shqipërisë me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale.

Gjithashtu, Edi Rama preu në besë dhe tradhtoi edhe popullin e Kosovës, sepse pa marrë pëlqimin e tij, lidhi paktin me kriminelin- vrasësin e Kosovës, Aleksandër Vuçiq, i cili, edhe sot pas 30 vjetësh, ashtu sikurse “baba”  i tij, Slobodan Milosheviq , assesi nuk pranon para botës së civilizuar (e as para mikut të tij diletant proseb, Edi Rama), se Serbia ka kryer gjenocid  ndaj shqiptarëve dhe Kosovës (1989-1999). Ky kundërshtim do të thotë jo vetëm MOSNJOHJEN  e Kosovës së pavarur dhe sovrane nga më se “100 shtete anëtare” të OKB-së, por njëherazi, botërisht paralajmëron, duke kërcënuar se  Serbia “është e gatshme” në çdo moment të ndërhyjë luftarakisht në Kosovë. Këtë e dëshmojnë edhe forcat policore, paramilitare e militare serbo-ruse, të stacionuara përgjatë kufirit të Kosovës në pjesët lindore dhe veriore të saj.

  Kryeministri Edi Rama nuk është “naiv”, por tradhtar me dëmkë, sepse pa pëlqimin e Kosovës ka aderuar në Anshlusin serbo-sllav=Vuçiq dhe Zaev. Kjo është tradhti me BURI !!!

Logjika e shëndoshë njerëzore dhe politike e thotë se,  po të ishte Edi Rama  “naiv”, ai do t’u kërkonte falje shqiptarëve. Gjithashtu, po të ishte gabim i rastit, kryeministri Edi Rama nuk do ta përsëriste më tej, përkatësisht nuk do ta vazhdonte edhe sot  në Tiranë  dhe në Elbasan, më 20-21 dhjetor 2021, ku me mikun e tij Aleksandër Vuçiq (president aktual i Serbisë, ish-sekretar gjeneral i PRS-së së drejtuar nga  krimineli Vojislav Sheshel, si dhe ish-ministër i Informacioneve në qeverinë e “kasapit të Ballkanit”, Slobodan Milosheviq) dhe me Zoran Zaevin (kryeministër i Maqedonisë së Veriut, në Elbasan lidhën disa marrëveshje trilaterale për çuarjen përpara të agjendave politiko-ekonomike, tregtare, të qarkullimit , si dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve brenda “metropoleve” : Beograd, Tiranë, Shkup !

Kjo farë “llakërdie” serbomadhe në dëm të interesit të përgjithshëm të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, të shpikur  nga “siamezët” e panatyrshëm Vuçiq-Rama-Zaev, as Kosova e as Shqipëria nuk duhet pranuar, mbase tanimë qe 30 vjet Shqipëria, Kosova dhe të gjithë shqiptarët në Ballkan kanë aderuar në Aleancën më të madhe dhe më të fuqishme në botë-me AMERIKËN dhe me aleatët e saj evropianoperëndimorë. Ky është argumenti i pakundërshtueshëm  që provon se Kosova dhe Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët, tanimë kanë hyrë në Evropën Perëndimore dhe në NATO! Prandaj nuk kanë asnjë arsye, që të marrin “yrysh” për të hyrë në aleanca të tjera serbo-ruse apo evropiano-aziatike, mbase interesi ynë strategjik i bashkëpunimit, i partnerizmit dhe i miqësisë është Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Londra, Parisi, jo Beogradi, as Moska e as Pekini.

Sa më sipër, këtu nuk kemi të bëjmë me kurrfarë naiviteti dhe gabimi aksidental, por me TRADHTINË dhe me BAJRAKTARLLËKUN e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili këmbë e krye është vënë në shërbim të interesave hegjemoniste dhe militariste të Serbisë së Madhe dhe të Rusisë  në Ballkan. Ky është qëllimi i parë dhe i fundmë i projektit serbo-rus për t’i “gozhduar”  shqiptarë në zonën e tyre, me qëllim të izolimit të tyre nga Amerika, nga NATO-ja dhe nga Evropa Perëndimore.

Pra, edhe më thjesht, Aleanca serbo-ruse “Ballkani i Hapur”  është injorim direkt  i BE-së, i NATO-s dhe i Amerikës në Ballkan. Prandaj, Uashingtoni dhe Brukseli këtë farë “Ballkani të Hapur”, nevojitet ta stopojnë menjëherë, sa më parë të jetë e mundur, sepse minon integrimin dhe bashkëpuimin e të gjitha vendeve të “Ballkanit Perëndimor” me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në.

(2) I dyti, Lulzim Basha nuk njeh Referendumin e PD-së, por po merret me bravat, me vulën dhe me selinë e ish-PD-së, duket se këto gjësende ka vendosur t’i  mbrojë qoftë edhe me forcë e me dhunë policore. Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me parimet dhe me vlerat demokratike as të PD-së e as të Shqipërisë, mbase njeriu kur të humbasë besimin në anëtarësinë e tij, duke mos e votuar mbi “43.385” votues, nuk ka kurrfarë të drejte morale, as ligjore e as demokratike, që të  “okupojë” e as të qëndrojë në zyrat e Selisë së PD-së, duke qenë se shumica dërrmuese e anëtarëve të PD-së (në saje të Kuvendit të Jashtëzkanoshëm Kombëtar, bërë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 11 dhjetor dhe, në saje të Refrendumit të 18 dhjetorit 2021) kanë zgjedhur Sali Berishën dhe udhëheqjen e përkohshme të re të PD-së. De fakto dhe de jure, kjo do të thotë se Sali Berisha është me popullin-sovranin, kurse Lulzim Basha ka ngelur me  shoqërimin e bravave  (hiq e ngjit).

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".