Edi Rama po luan me fatin e Shqiptarëve!

Edi Rama po luan me fatin e Shqiptarëve!
Edi Rama po luan me fatin e Shqiptarëve!

Ismail Muçiqi

  • 22 December 2021 - 10:01

Shkruan:Ismail Muciqi

Ne shekullin [21] përkatësisht ne kohen ne te cilën po jetojmëpolitika Shqiptarë është në udhëkryq.

Ky Edi Rama i cili u ka hipur skijave duke hipur ne maje te kodrës po pret të lëshohet poshtë pa shkopinj me shpresë se nuk do te rrezohet?!... Njeriu normal i shtron vetes pyetje?: Si mund te ndodh pas vuajtjeve historike, luftërave ,përndjekjeve, dhe gjenocidit, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kokë në veti po e sfidon fatin e Shqiptareve.?! Ky njeri nuk ka te ndalur..! Ky nuk përfill askënd, i anashkalon dy milionë Shqiptarë të Kosovës, për te bere aleanca me Vuqiqin. Veprimet e tija te njëpasnjëshme në dëmë te trojeve Shqiptare, kanë arritur në majën e piramidës.

Takimi i sotëm me Vuqiqin dhe nënshkrimi i memorandumeve pa pëlqimin e Republikës se Kosovës dhe pjesës dërrmuese te Shqiptareve është akti më irrezikshëm i cili po e futë Kosovën ne situata te pa imagjinueshme, te rrezikut dhe sigurisë. Deri kur do te heshtin dy Akademi te Shkencave dhe Arteve ne Shqipëri dhe Kosovë te cilat me se paku i përngjajnënjë institucioni elitar të shteteve. Është e pa falshme qëndrimiindiferent i Akademive dhe institucioneve tjera të shkencës dhe politikes të cilat kanë ra në gjumë e nuk e shohin rrezikun dhe kurthette cilat po i monton Edi Ram. Të ndërtosh aleanca me Serbinë në kohën kur Qeveria në Beograd zhvillon propagant ekstreme kundër Shqiptareve dhe Shtetit të Kosovës, nuk është asgjë tjetër përpos se është thikë mbas shpine deri ne tradhti kombëtare.

Kësaj po i ndihmon Edi Rama i cili me vetëdije po e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë e Shtetit të Kosovës. Politika e këtij [pelivani] kundër të ardhmes të Shqiptareve ne Ballkan, po gjykohet, dhe dënohetgjithandej ne Boten Shqiptare. Nuk mund të kuptojë se deri kur Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës do të heshtin ndaj politikës arrogante të Edi Ramës. Askush nuk ka të drejtë të krijoj aleanca apo pakte në Ballkan pa e përfillur mendimin dhe pëlqimin e dy milionëShqiptareve te Kosovës.

Edi Rama është njeriu kryesor i cili po i rehabiliton krimet dhe politikën fashiste të udhheqësisë serbe ne Beograd. Prandaj është koha e fundit qe institucionet legjitime teRepublikës se Kosovës të distancohen sa më parë nga aventurat e rrezikshme të politikës konspirative me plotë të panjohura te EdiRamës. Andaj ne fund na ka mbetur vetëm pritja e kohes ku Edi Rama do ti mbath skijat për tu lëshuar nga maja e kodrës pa përdorur shkopinjet. Se a do ta thyej kokën ai mbetet te shifet?!... Kjo do të varet nga vetëdija e Shqiptareve dhe e institucioneve shtetërore.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".