Krimit dhe korrupsionit në vend tash i është zbuluar filli, Qeveria Kurti po e mbanë premtimin

Krimit dhe korrupsionit në vend tash i është zbuluar filli, Qeveria Kurti po e mbanë premtimin
Krimit dhe korrupsionit në vend tash i është zbuluar filli, Qeveria Kurti po e mbanë premtimin

Arsim Haziri

  • 27 December 2021 - 17:04

Shkruan:ANALISTI-Arsim Aziri

Këto raste të aksioneve të fundit antikrim që po zhvillohen nën mbikëqyrje të MPB-së  nga  njësitet hetimore të policisë së Kosovës, në bashkëpunim me prokuroritë e rajoneve të caktuara, janë një tregues që flet se   sado që është një rrugë e vështirë  e mbjell me “mina”, kjo qeveria  i ka hapur rrugën zbatimit të ligjit dhe e ka të drejtën e plotë legjitime që të përshëndes secilin veprim kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit, se nuk është aspak ndërhyrje në punën e Prokurorisë, por këtë vullnet politik duhet mbështetur, sepse në të kaluarën edhe vetë prokurorët ishin deklaruar  se ka qenë politika ajo  që ka penguar  me ndërhyrjet e shumta në sistem,  si pasojë e të cilave nuk ka pasur veprime serioze në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar.

Aksioni Policisë së  i Krimeve të Rënda  që u zhvillua në fillim të j javës që mbeti pas në rajonin e Brezovicës. Komuna e Shtërpcës , në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj,  e ka zbuluar lakuriq  lidhjen e prokurorisë me krimin e organizuar dhe mungesën e guximit për ta luftuar këtë fenomen negativ, sepse ky aksion u bë menjëherë  mollë sherri dhe e përplasjeve të ashpra mes Ekzekutivit dhe Prokurorit të Shtetit, vetëm pse kupolës së KPK-së nuk i pëlqeu mbështetje e ministrit të brendshëm për aksionin e suksesshëm të policisë në kapjen e abuzuesve me detyrën zyrtare lidhur me ndërtimet në Brezovicë. Reagimi i Prokurorisë së Shtetit ndaj mbështetjes politikë nga ana e MPB-së, tregoi se  janë pikërisht prokurorët e korruptuar, ata që po iI frikësohen  fillimit të sundimit të ligjit pa dallim, prandaj e kanë parë si  zhvillim  të frikshëm për të ardhmen e tyre reagimin e  ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili e lavdëroi Policinë për aksionin u suksesshëm dhe shumë Professional, pa asnjë ekses të vetëm, që u zhvillua në Komunën e Shtërpcës e ku përfunduan në pranga 10 zyrtar të niveleve të ndryshme, duke përfshirë edhe ish kryetarin e komunës nga komuniteti serb, për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare, për korrupsion në dhënien e lejeve  për ndërtim të vilave në parkun nacional të Brezovicës, ku kanë ndërtuar figura të larta politike dhe një rrjet i gjerë I mafio oligarkëve që ligjin e kanë shkelur- blerë me korrupsion. Pas këtyre arrestimeve dhe përshëndetjes nga ana e opinionit publik por edhe të vetë Ministrit Sveqla , i menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorit të Shtetit që akuzoi Sveçlën se po i jep ngjyrim politik këtij aksioni. Mirëpo ishte pozitive që  Sveçlës në krah i doli  ministrja  e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Deklarimi dhe paralajmërimi i ministrit Xhelal Sveqla se ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, që përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore, nuk  i ka pëlqyer Prokurorisë së shtetit, sepse Sveqla ka vazhduar duke thënë se jo vetëm rastet e mëhershme dhe ku në Shtërpce por aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tutje , dhe shkelësit e ligjit do të luftohen pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim, në gjithë Republikën e Kosovës, për të ofruar siguri për qytetarët dhe kthyer besimin në drejtësi. Ka qenë i pa pritur dhe befasues në këtë rast  reagimi nga Prokuroria e shtetit duke thënë se kinse nuk qenka në kompetencën e tijë që të deklarohet e të paralajmëron vazhdim të kësaj beteje, sepse sipas tyre nuk është në kompetencë të policisë për krime të rënda, edhe pse angazhohet në këto aksione, por është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Shtetit lufta kundër krimit, hetimi dhe zbulimi, deri në  kapjen  e shkelësve të ligjit! Madje nga Prokuroria e kanë cilësuar  deklarimin e ministrit si ndërhyrje politike në drejtësi, mbështetjen e dhënë njësisë special për ta kryer aksionin  në kapjen e të inkriminuarve, për çka është alarmuar edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se është e pa pranueshme kjo mënyrë e përpjekjes së Prokurorisë  për të ja marr të drejtën ministrit në mbështetjen ligjore e politike ndaj organeve të sigurisë dhe të drejtësisë. Është për keqardhje një konfrontim i tillë  në mes të organeve të shtetit, por sidoqoftë kjo tregon se pjesa dërmuese e prokurorëve të instaluar në sistem, kanë qenë në shërbim të krimit të organizuar prandaj së bashku me pushtetarët e inkriminuar, kanë bashkëjetuar me krimin dhe nuk kanë vepruar, prandaj me të drejtë shtrohet pyetja se  ku ishte prokuroria deri sot që nuk paskan pasur informata për një mega skandal të përmasave të tilla? Pse nuk kanë vepruan më herët por vetëm pasi u dëmtua një pjesë e madhe e Brezovicës dhe për  të reaguar u desh të ndërhyn Ministri I Brendshëm dhe njësiti antikrim në policinë e Kosovës me Prokurorinë  e Ferizajt? Kjo sjellje e ulët e Prokurorisë nga Ministrit të Brendshëm  e zbardhi shkakun pse nuk vepruan më herët kur ish zyrtarë të lartë, duke nisur nga ish presidentë, ish kryeministra e ish ministra dhe udhëheqës të institucioneve shumë të rëndësishme në vend, ndërtuan vila në Brezovicë. Me të drejtë edhe qytetarët më të thjeshtë pyesin se kush i pengoi  hetimet që  ato veprime të parandalohen dhe të mos lejohet të realizohet abuzimi me ligjin.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".