Vetëm uniteti i fuqishëm i spektrit politik e shpëton shtetin nga dy projektet që rrezikojnë sovranitetin

Vetëm uniteti i fuqishëm i spektrit politik e shpëton shtetin nga dy projektet që rrezikojnë sovranitetin
Vetëm uniteti i fuqishëm i spektrit politik e shpëton shtetin nga dy projektet që rrezikojnë sovranitetin

Dardan Grapci

  • 30 December 2021 - 17:31

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Kosova ka nevojë për një unitet të partive politike, sepse siç po shihet qartë, Serbia dhe Shqipëria nuk po ndalen me takimet e tyre dhe nuk po ndalen me presionet e tyre ndaj Kosovës, që të zbehet ky problem, politikanët duhet të jenë të bashkuar dhe ta ngrehin zërin kundër këtij lëmshi që po quhet OPEN BALKAN, si dhe ta shpallin Edi Ramen  NON GRATA. Jam i bindur që po të kishin qenë ende në pushtet Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, Kosova do të ishte kaherë, pra edhe sot kur po flasim, pjesë i këtij mega-skandali që quhet - OPEN BALKAN dhe me Asociacionin e formuar kundër kushtetues.



Nëse ndodhë që Albin Kurti ta pranoj ftesën e Vuçiqit dhe Rames për tu bashkuar në OPEN BALLKAN, atëherë mund të themi haptas dhe pa frike që  edhe Asociacioni i komunave serbe është krijuar dhe defakto i pranuar. Me OPEN BALKAN, Kosova rrezikon të humbë shumë, nga aspekti politik e strategjik humbë sovranitetin e shtetit, nga aspekti ekonomik, humbjet faturohen në miniera dhe minerale,  duke filluar nga thëngjilli e deri tek territoret e saj, prandaj Qeveria e Kosovës nuk duhet ta pranojnë këtë assesi, e lëre më ta mendojnë.

Sa i përket takimi i radhës mes Edi Rames dhe Aleksandër Vuçiqit që pritet të mbahet me 20-21 dhjetor,  ai do të jetë një takim formal në përpjekje për fuqizimin e projektit. Prandaj për tu anuluar ky projekt njëherë e përgjithmonë nga Kosova, Qeveria duhet të lobon shumë dhe urgjentisht ta fiton shumicën e shteteve mbështetëse të pavarësisë së Kosovës që  edhe ato të kërkojnë e ta  shfuqizojnë rezolutën 1244, sepse vetëm kjo rezolutë po jep shpresa serbëve për ta trajtuar Kosovën si pjesë të Serbisë dhe për ta penguar së funksionuari shtetin e Kosovës.

Vetëm përmes kësaj rezolute ata po mbrohen dhe po mbështeten edhe  nga ndërkombëtaret, nga ato shtete që nuk e njohin akoma pavarësinë e Kosovës, dhe  kështu  po dalin në pozicionin e  viktimës. Serbia vetëm duke e shfrytëzuar këtë rezolutë sa të jetë në fuqi kam frikë që mundë ta fitoj luftën diplomatike  dhe ta detyroj Kosovën për ta krijuar  Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".