Edi Rama energji borxh dy ditë Kosovës, kurse Vuçiçi 500 milion euro në vit ndihmë serbëve të Kosovës!

Edi Rama energji borxh dy ditë Kosovës, kurse Vuçiçi 500 milion euro në vit ndihmë serbëve të Kosovës!
Edi Rama energji borxh dy ditë Kosovës, kurse Vuçiçi 500 milion euro në vit ndihmë serbëve të Kosovës!

Skender Kapiti

  • 31 December 2021 - 13:37

Shkruan:  Skënder Sadri Kapiti

Kosova po përballet me një krizë të thellë energjitike,dhe Shqipëria po “sakrifikon” shumë dhe me shumë vështirësi do i japë energji elektrike Kosovës borxh për dy ditët e festive. Shqipëria  ka ofruar 2 ditë energji elektrike Kosovës gjatë festave por jo “falas”.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë mesditën e sotme ka dhënë detaje në lidhje me energjinë e ofruar për Kosovën gjatë dy ditëve të festës së vitit të Ri.

Balluku në fjalën e saj ka bërë me dije se energjia do të merret nga rezervat dhe do të jepet Republikës së Kosovës datën e 31 dhjetorit dhe 1 janarit si një mënyrë për të mos lënë pa energji gjatë këtyre ditëve festive.

Sipas saj energjia Kosovës energjia do i jepet pa pagesë dhe do të kthehet kur të gjendet mundësia dhe Shqipëria të ketë nevojë.

Kurse Vucic për serbët e Kosovës: “Kjo flet mjaftueshëm për peshën me të cilën po përballet populli dhe shteti ynë… Kemi bërë mjaftueshëm për t’u krenuar. Mesatarisht u kemi dhënë 500 milionë euro njerëzve tanë në vit”, ka thënë ai.

Sipas tij, në vitet 2020 dhe 2021 janë dhënë më shumë se 800 milionë euro për serbët në Kosovë. Sipas tij, nga këto ndihma kanë përfituar mësimdhënës, profesorë e doktorë. Ai ka thënë se janë ndërtuar 1467 vendbanime, teksa ka shtuar se Serbia “po i ndërton edhe 17 ndërtesa me 202 apartamente për çiftet e reja”. https://ballkani.info/vuciq-tregon-se-sa-qindra-miliona-euro-serbia-i-jep-cdo-vit-per-serbet-e-kosoves/

Kurse Erdogan dhe Turqia për shqiptarët e Shqipërisë ndërtoi në kohë rekord 500  apartamente ndërtimi dhe një spital modern në kushtet e pandemisë dhe kur vetë Turqia po përballet me pasoja shumë herë më të rënda nga goditjet e tërmeteve. Turqia gjeti mundësinë për t’u ofruar shqiptarëve mbi 100 milion euro mdihmë për banesat e spitalin  dhe jo per t’ia kthyer eurot, pra jo ashtu si ia jep borxh Edi Rama energjinë elektrike Kosovës në këto 2 ditë krize kur nga Kosova furnizohen me ujë ujembledhesit e hidrocentraleve me të mëdha të Shqipërisë.

Serbia harxhon miliona dollarë për të penguar Kosovën , për tërheqje  të njohjeve nga shtete te ndryshme, ndërsa nuk e di se a ka harxhuar ndonjë dollar shteti Amë, Shqipëria për të lobuar për Kosovën?! Po atë se cfarë ka bërë Edi Rama është edhe ajo që dihet,  taksa e gjobës te trau i “Rrugës së Kombit” për shqiptarët e Kosovës kur ata vijnë në Shqipëri dhe që shpenzojnë miliona euro për turizëm e për vizita në Shqipëri. Mbahet mend nga Tirana si ndihma e sakrifica e “madhe” për Spitalin e Presheves për ato 50 mijë euro, kurse Turqia për Spitalin e Fierit jep 60-70 milion euro.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".