Mos i harroni, mbani  në mend këto 22 vite të shtegtimit në liri dhe depresionin kolektiv që i dërgojë njerëzit edhe në prag të vdekjes!

Mos i harroni, mbani  në mend këto 22 vite të shtegtimit në liri dhe depresionin kolektiv që i dërgojë njerëzit edhe në prag të vdekjes!
Mos i harroni, mbani  në mend këto 22 vite të shtegtimit në liri dhe depresionin kolektiv që i dërgojë njerëzit edhe në prag të vdekjes!

Skender Mulliqi

  • 31 December 2021 - 14:33

Shkruan: ANALISTI: Skënder Mulliqi

Mbamendja ime për këto 22 vite te shtegtimit në liri , në këtë fund vit, është së ishin vite të mundimit të madh, ishin vite kur njerëzit shumë u munduan të bëhen të lumtur, e nuk ishin shumica. Kanë besuar së ka kuptim të janë të lumtur në vendin e tyre të çliruar nga Serbia. Por, ndjenja e lumturisë është e mundur vetëm kur atë të gjithë e kultivojnë dhe ruajnë ..Sikur dominojë kjo e dyta e cila na sulmojë dhe na kërcënojë duke na dërguar në depresion të te pamundurës, sikur jeta mos të kishte asnjë çmim..Depresioni gati kolektiv i dërgojë njerëzit edhe në vdekje …Nuk e panë dritën e diellit mirë edhe pse jetuan në kushte të lirisë dhe të pavarësisë! Kur nuk ka diell mirë edhe njerëzit mbeten të ftoftë si akulli .

Me fjalë të tjera shumica e shenduan në deponi të tranzicionit. .Njerëzit që i patëm në pushtet aplikuan metodat më të mbrapshta të sundimit mbi masën. E mbajtën gjendjen politike dhe te ecurive ekonomike të stopuara, duke i mbrojtur vetëm interesat personale. Shkelën më dyja këmbët mbi normat e demokracisë liberale, dhe sistemin shumë partiak pluralist . Sado që njerëzit ishin dhe kanë mbetur optimist e patriotë për të ardhmen e shtetit të tyre , kjo nuk rezultojë të bëhet shumë faktike .Shumica janë lodhur dhe ikën nga presioni artificial i politikave të kastave në pushtet.

Kjo ishte barrë shumë e rëndë që të mbahet mbi supe .Kaluam nga vërshimet në vërshime , nga zjarri ne zjarre politike, nga pandemia ne pandemi, dhe shumë çka tjetër që na mori para si lumi i rrëmbyeshëm..Por, filluan ditë më të mira në këtë fundvit, e do të vijnë ditë edhe më të mira në vitin e ri 2022 , për këtë popull që kurrë nuk ju nda gazepi! E Kur njeriu rrëzohet përtokë , mendon të ri ngrihet. Në të dyja rastet nuk duhet dyshuar në bukurinë e jetës.

Nuk do të duhet as të mendohet ndryshe. Në të kundërtën humbet edhe shpresa e cila jeton e fundit. Të përballojmë çdo situatë të krijuar , për të nxjerrë në fund më të mirën. Viti i ri duhet të në shërben për shpresa dhe horizonte të reja .Këtë gjë duhet pasur parasysh çdo mëngjes kur i hapim sytë. E kemi vetëm një jetë , e jo më shumë .Nga gabimet duhet të nxjerrim mesme , mos të lejojmë që të na shuhen buzëqeshjet. Duhet të kënaqemi edhe më gjëra të vogla , për tu kënaqur më të mëdhatë. Gjunjëzimin mos të pranojmë nga askush. Guximtarët i kanë rrugët e lira të jetës.

Në fitore qëndrojnë edhe humbjet. Jeta është si një valle , e cila luhet më zemër. Në të kundërtën  nuk ka asnjë kuptim. Mos të lejojmë që të na kalon dita pa një kënaqësi sado e vogël që është .Ne Vitin e Ri 2022 të hymë më numër të madh të planeve .Të planifikojmë, të dashurojmë , të buzëqeshim , ti përmirësojmë gabimet nga e kaluara jo fortë të mirë që e bëmë. Mos të dyshojmë asnjëherë në aftësitë tona , ky do të ishte dështimi më i madh në jetë. Nëse kemi gabuar dhe kemi bërë gabime , ti përmirësojmë ato. Rast i mirë janë 365 ditët e vitit të ri .Fati jonë mos të mbetet në duar të askujt!  Të dashurit e mi, dëshirojë që tu plotësohen të gjitha dëshirat jetësore në Vitin e Ri 2022…!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".