PTK kërkohet që 49% të shndërrohet në shoqëri aksionare!

PTK kërkohet që 49% të shndërrohet në shoqëri aksionare!
PTK kërkohet që 49% të shndërrohet në shoqëri aksionare!

Muhamet Kelmendi

  • 31 December 2021 - 15:24

Shkruan:ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Dividenta ipet në bazë të vlerës së aksioneve që përcaktohen kryesisht nga gjendja ekonomike dhe fitimi. Ajo askund nuk është një çështje që varet nga qeveria. Varet kryesisht nga vlera e tregut. Dividenta prej 30 milion euro është shumë e lartë dhe nuk ka mundësi që të realizohet. Nuk dihet se çka është në fakt ajo. Si vlera prej 30 milionëve, ashtu edhe ajo prej 15 milionëve, është vlerë e pa qarte ekonomike. Dividenta ipet në bazë të fitimit dhe vlerës së aksioneve në treg.

Zbritja është e domosdoshme. Duhet këtu të veprohet që PTK-ja me 49% të shndërrohet në shoqëri aksionare. Duhet të iket nga dividenda e tillë. Caktohet çmimi i PTK-së, dhe  në bazë të saj përcaktohet 49% për të dalur me aksione dhe ipet vlera e aksionit. Aksionet kërkohen të jenë në nivel që e përcakton tregu. Dividenta ipet në bazë të aksioneve dhe është e varur nga veprimtaria dhe produktivieti i vetë firmës në treg. Duhet që çdo herë të kemi një gjendje stabile dhe natyrisht se dividenta ipet këtu për ata që kanë aksione. Nuk ka dividente tjetër.

Por jo në shuma  milionëshe. Zbritja nga qeveria është qesharake. Bazën e saj e cakton vetëm vlera në treg dhe puna e PTK-së në lëvrimin ekonomik. Por, nuk ka divident, pa pasur aksione. Nuk ka logjikë financiare çështja e tillë e caktimit të dividentës nga qeveria??!! Duhet të pritet zhvillimi!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".