Shqipëria nuk është në nivelin e Duhur!

Shqipëria nuk është në nivelin e Duhur!
Shqipëria nuk është në nivelin e Duhur!

Skender Kapiti

  • 31 December 2021 - 15:26

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Serbia dhe Vucic për të realizuar objektivat e tyre kundër Kosovës,fatkeqësisht gjetën si partner kryesor kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë, e cili ka qenë në një linjë me planin ruso-serb për ndarjen e Kosovës dhe më pas edhe për marrëveshjen e “Open Ballkan”, dy alternativa antishqiptare dhe sidomos tejet të dëmshme për Kosovën.

Edi Rama e ka të vështirë për të dalë nga aty ku ai ka rënë me veprime që janë haptazi kundër Kosovës, dhe më e mira për vitin 2022 do të kishte qenë reagimi në Shqipëri për ta larguar qeverinë dhe Edi Ramën nga pushteti.

Edi Rama nuk ka vullnet dhe as dëshirë për të kontribuar dhe as për të qenë në mbështetje dhe pro Kosovës. kjo pasi ai është zhytur në  këto dy aventura thellësisht anti Kosovë , në ato të cilat janë kundër e gjithë politika e Prishtinës dhe opinion publik e mediatik në Kosovë.

Nëse do të vazhdojë Edi Rama që të qeverisë edhe në këto 4 vite, Rama mund të ndreqej e të reflektojë vetëm po qese atij  i kundërvihet fuqishëm opozita politike dhe shoqëria civile për të reflektuar e për të ndryshuar, pasi fatkeqësisht mediat, opozita dhe shoqëria civile në përgjithësi në Shqipëri nuk kanë ndjesinë dhe refleksionin e duhur për të qenë si duhet përkrah Kosovës. Kjo vjen si rezultat i asaj që akoma në Shqipëri opinioni publik nuk është ndërgjegjësuar se çfarë ka pësuar Kosova dhe shqiptarët e Kosovës nga krimi e genocidi serb prej mbi 100 vitesh.

Mjerisht në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur shpirtëror dhe ndjesor karshi çështjes kombëtare dhe Kosovës as elita intelektuale dhe as ajo akademike e shkencore, ku si shembull mund të argumentohet me fakte se  gazetarët,opinionistët, analistët  dhe  intelektualët në Shqipëri bëjnë indiferentin karshi veprimeve dhe sjelljeve anti Kosovë të qeverisë e të kryeministrit Rama.

Mirëpo vërehet që edhe Kosova nuk tregon respekt e as mirënjohje për ata patriotë dhe intelektualë nga Shqipëria të cilët e ngrenë fuqishëm zërin dhe që kryejnë detyrën patriotike e kombëtare , Kosova neglizhon ndaj atyre që me mish e me shpirt e duan Kosovën , që kontribuojnë për Kosovën. Një ndër ta jam edhe unë e familja ime në Durrës që kemi dhënë atë kontribut të madh për Kosovën , por që askujt në pushtet në Kosovë nuk i ra në mëndje për të na bërë qoftë edhe një falënderim e mirënjohjes sipërfaqësore.

Kosovës, politikës dhe diplomacisë së saj i takon puna përkushtimore për të bërë maksimumin e përpjekjeve në Vitin 2022 për njohjet e reja të saj. Kosova duhet të dalë nga letargjia e injorancës ,dhe për këtë duhet të zgjedhë në diplomaci individë të aftë, patriotë e të përgjegjshëm për ambasadorë, dhe jo të arrihet deri atje sa ish pushteti injorant nuk u kishte dërguar disa shteteve as falënderim për njohjen që ato I kishin bërë shtetit të Kosovës. Që Shqipëria të gjendet pranë Kosovës, Kosova së pari duhet që në Shqipëri të kishte dërguar një ambasador të duhur e të përkushtuar që e njeh mirë mentalitetin dhe historinë 100 vjeçare të Shtetit shqiptar, dhe jo si deri më sot me ambasador formal dhe sa për numër  dhe sa për t’i gjetur punë militantit apo  partiakut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".