Mjaftë me ultimatumet e atyre që e prunë mjerimin social, zhvatësit dhe të inkriminuarit të nxirren para ligjit

Mjaftë me ultimatumet e atyre që e prunë mjerimin social, zhvatësit dhe të inkriminuarit të nxirren para ligjit
Mjaftë me ultimatumet e atyre që e prunë mjerimin social, zhvatësit dhe të inkriminuarit të nxirren para ligjit

Skender Mulliqi

  • 31 December 2021 - 15:38

Shkruan:Anslist- Skënder Mulliqi

Edhe përkundër atyre shumë punëve të mbrapshta të cilat i ka bërë opozita në të kaluarën, kur ishin në pushtet, ajo edhe sot nuk është duke u reformuar! Edhe përkundër se qeverisën me korrupsion,  krim të organizuar, nepotizëm, klienetelizem, duke i okupuar institucionet e shtetit,duke i rrezikuar edhe të drejtat elementare njerëzore , ende po punojnë më logjikën  e vjetër përfituese e zhvatëse.

Qytetarët  nuk ish dashur ti harrojnë kurrë  gjithë ato të liga që ju bënë në kurrizin e tyre. Në vend të reformimit opozita ka zgjedhur rrugën e konfrontimit më pozitën mbi bazat jo parimore. Janë duke vepruar dhe duke u sjellur në mënyrë histerike  ndaj pozitës , edhe aty ku mbrohet interesi shtetëror dhe ai nacional! Është irracionale te mendohej së shumica i nënshtrohet pushteteve të tilla grabitqare. Edhe pse ngadalë do të jemi dëshmitarë së kësaj klase politike po i perëndon koha. Pse përjetuam një gjendje jo të mirë politike dhe ekonomike, përgjegjësia hostorike ju takon atyre, të cilët nuk arritën kurrë të bëhen njerëz  të mire të kësaj bote. Iracionaliteti nuk do të jetë fati ynë i përhershëm!  Kur i shikojmë sjelljet dhe jetën e njerëzve , shohim së më shumë janë të pa kënaqur së sa të kënaqur .Sikur janë pajtuar që të pranojnë humbjen në këtë nën qiell .Nga njëherë të krijohet përshtypja së njerëzit sikur po kërkojnë pa lumturinë e tyre ! Nëse nuk e kuptojmë më së pari veten dhe rrethin ku jetojmë , edhe e ardhmja nuk është e mirë .Secili jeton në mënyrën e vetë dhe ashtu si mundet. Këtë e imponojnë edhe problemet më të cilat ballafaqohemi gjatë jetës. Njeriu edhe nuk mund ti kupton ata njerëz të cilët pajtohen më jetën e keqe. Gjithçka në jetë duhet të planifikohet , e jo të ecim sipas frustrimeve , që mos t ë ndryshojmë kahun e jetës për të mirë. Jetën e njohim aq sa angazhohemi për ta njohur atë. Secili në jetë duhet ti këtë synimet , e jo këtë t’ia lë stihisë .Duhet të kuptojmë më mirë hallet dhe problemet e njeri- tjetrit dhe jo ta injorojmë këtë gjë .Një katarsisë pozitiv I duhet secilit në këtë botë. Askush nuk ka të drejtë të na shtron kushte së si e bëjmë dhe e planifikojmë jetën tonë. Në Kosovë shumë çka na u imponua pas luftës nga kastat në pushtet. Na imponuan jetën e keqe nje grup njerëzish . Kjo nuk arsyetohet. Ai që ik prej problemeve dhe nuk ballafaqohet më to për ti zgjedhur , e ka nënshkruar më dorën e vetë kapitullimin.  Pa vizioni ynë si popull apo dëgjueshmëria ndaj atyre që I patëm në pushtet, e të cilët punuan mirë vetëm për vete, na ka kushtuar shumë , më humbje të perspektives të rinisë tonë .Me dëshira të zbrazëta nuk ecet përpara, dhe nuk krijohet lumturia në këtë botë .Nuk duhet të lejojmë që dikush të bëhet I lumtur mbi fatin tonë , siç u bënë klasa politike e Kosovës. Duhet edhe sakrifikuar nëse është nevoja ,për të ardhur deri të synimi i dëshiruar .Mjaftë e pranuam jetën ultimative të atyre që e prunë mjerimin social. Naivitetet çdo njeriu i kushton shumë .Me mos vendosmërinë tonë , kemi bërë që pushtetet ti bëjnë gjithë këto lojëra ,sikur të kishin të bëjnë më fëmijë , e jo më të rritur. Ndryshimi e gjendjes së keqe duhet të bëhet përjetësisht! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".