Po perëndon koha e atyre që janë pasuruar duke zhvatur shtetin e duke u korruptuar!

Po perëndon koha e atyre që janë pasuruar duke zhvatur shtetin e duke u korruptuar!

Gani Qarri

  • 02 January 2022 - 07:51

Shkruan: Analist- Gani Qarri

Ligji i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, jo vetëm që ka ngushtuar, por edhe ka pamundësuar përfundimisht fushën e veprimit kriminal e korruptiv të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të gjithë atyre, që janë mësuar të zhvatin e vjedhin shtetin dhe të pasurohen në kurriz të të tjerëve e kurrë të mos hetohen, pasi që tanimë ky ligj edhe zyrtarisht është proceduar në Qeveri dhe është votuar e dërguar për shqyrtim në Kuvend. 

 
Për aq më tepër miratimi i këtij ligji është vet çelësi i zbulimit të parasë dhe pasurisë së fituar kundërligjshëm, përmes krimit e korrupsionit dhe vjedhjes së buxhetit të mbledhur nga taksapaguesit e të gjitha shtresave të qytetarëve, ndërsa me ligjin e miratuar tash e tutje, do të konfiskohet dhe kthehet menjëherë shtetit. 
Sipas Ministrisë së drejtësisë, Projekt-Ligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është hartuar me kujdes të veçantë, duke pasur parasysh edhe dispozitat kushtetuese, legjislacionin në fuqi dhe standardet ndërkombëtare, me të cilin do të kompletohet legjislacioni që në fokus ka luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe konfiskimit të pasurisë që nuk mund të justifikohet. 
Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, është organ i pa varur i cili për punën e vetë i përgjigjet Kuvendit të Kosovës, prandaj edhe Ministrja Haxhiu theksoi se nga vlerësimi i Koncept-Dokumentit ka rezultuar se është me interes shoqëror që sistemit aktual juridik t’i shtohet edhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që në fokus do të ketë vlerësimin e pasurisë së zyrtarëve publik në raport me të hyrat e tyre dhe nëse kjo Byro Shtetërore vlerëson se një zyrtar publik ka pasuri që nuk mundë ta justifikojë, atëherë kërkohet nga Gjykata konfiskimi urgjent i pasurisë së dyshimtë. 


 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".