Partive politike nuk po ju shkon për shtati miratimi i Ligjit kushtetues për Qeverinë, nuk do ta miratojnë as në këtë mandat!

Faik Krasniqi

  • 02 January 2022 - 07:53

Shkruan:ANALISTI- Faik Krasniqi

Asnjë partie në Kosovë nuk i konvenon ligji për qeverinë, sepse në këtë mënyrë gjejnë shtigje për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve dhe krijimin e qeverisë.

Jo vetëm këtë ligj, por asnjë ligj që i prek interesat e tyre dhe vartësve të tyre nuk kanë interes ta bëjnë . Kjo është arsyeja që edhe një mori ligjesh presin kot dhe  nuk janë aprovuar nga këto parti politike. 
Prandaj nuk pres që as ky ligj, Ligji për Qeverinë  të miratohet. Sikurse që nuk pres të aprovohen as ligjet e tjera që janë në interes të qytetarit dhe që heqin privilegjet e manipulatorëve të politikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".