Tri sfidat e Qeverisë Kurti në vitin 2022!

Tri sfidat e Qeverisë Kurti në vitin 2022!
Tri sfidat e Qeverisë Kurti në vitin 2022!

Ismail Muçiqi

  • 03 January 2022 - 00:22

Opinion me shkas.  

Shkruan:Ismail Muciqi

Gjatë vitit 2022 Republika e Kosovës  

Qeveria dhe institucionet e saja do të përballen me tri sfida të cilat mund të sjellin befasi dhe zhvillime me pasoja të paparashikueshme. Kriza energjetike e cila tani e ka kapluar po thuajse gjithë Evropën është njëra nga problematikat me të cilat do të përballet Qeveria aktuale e Albin Kurtit.

Pavarësisht se kjo Qeveri nuk mban përgjegjësi për mos ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në të kaluarën reduktimet dhe mungesa e rregullt me energji elektrike do të shkaktojë pakënaqësi dhe revoltë tek qytetaret dhe përfaqësuesit e bizneseve dhe ekonomia në përgjithësi. Sfida tjetër e cila po troket në dyert e institucioneve të shtetit është padyshim lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vetingu në Sistemin Prokurorial dhe atë Gjygjesor si dhe miratimi i ligjit [Anti Mafia] përkatësisht ligji kundër pasurimit të pa ligjshëm.

Këto dy qështje ishin kauzë kryesore vite me radhë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të strukturave të saja, premtime këto të cilat ishin përkrahur dhe votuar nga ana e shumicës së elektoratit në Kosovë. Edhe pse gjatë vitit që shkoi Ministria e Drejtësisë ka hartuar koncept dokumentin strategjik të reformave në sistemin e drejtësisë, vetingu në institucionet e drejtësisë po lëviz ngadalë me shumë vështirësi dhe opstrukcione nga ana e Gjygjtareve dhe Prokuroreve të cilët përmes formave të ndryshme të rezistencës së heshtur, po e pengojnë këtë proces shumë të rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe kthimin e besimit tek qytetaret.

Qeveria Kurti mund të sfidohet edhe përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i cili ka filluar para një decenie por nuk po i dihet fundi. Konsistenca e Albin Kurtit dhe pozicioni i ti në bisedimet me serbinë edhe pse janë të drejta dhe të përkrahura nga qytetaret e Kosovës kjo qështje ka dimension më të gjerë në proceset e ardhshme diplomatike të Bashkimit Evropian dhe në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj viti 2022 do të jetë vite i ngjarjeve të shumta dhe dramatike për Kosovën, Ballkanin dhe për Bashkimin Evropian. Duhet theksuar se Qeveria Kurti në mënyrë sistematike po atakohet edhe nga opozita dhe grupet e ndryshme të interesit të cilat i kanë humbur pozicionet që i kishin që nga pas lufta në Qeveri dhe institucionet tjera të Shtetit. Kjo po shkakton pengesë në stabilitetin e përgjithshëm dhe funksionimin normal të Shtetit të Kosovës.

Përqarjet dhe konspiracionet e rrymave të ndryshme të cilat i kanë humbur privilegjet shumë vjeçare po mundohen që përmes instrumentalizimit të grupeve të sindikatave në institucionet publike të pengojnë punën normale të Qeverisë duke u shkaktuar dëme ndërmarrjeve publike të cilat duhej të ishin krahë i fortë i zhvillimit i ekonomik të Kosovës. Është koha që më në fund njerëzit që flasin dhe veprojnë në emër të partive politike “në emër të qytetareve” sa më parë të kuptojnë se përqarjet dhe hasmëritë i sjellin vetëm dëme vendit dhe popullit në përgjithësi. Tani më janë bërë të padurueshëm disa lider politikë të cilëve nuk u ka mbetur asnjë vlerë se për dijen e tyre mos te flasim.

Keta lider po e malltretojnë popullin vite me radhë e tani  ka ardhur koha që sa më parë të lëshojnë rrugë dhe të ikin nga politika e tyre banale. Në fund duhet theksuar se Historia e bujshme e Kosovës vuajtjet dhe tragjeditë Liria dhe Pavarësia gjaku i derdhur na obligojnë që më në fund qdo vendim i cili lidhet me fatin  tonë dhe ndërtimin e Shtetit te Kosovës duhet te jenë ne harmoni me miqtë tanë në rend të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj këto janë tri sfidat te cilat e presin Albin Kurtin ne rrugëtimin e ti per te udhëhequr me Qeverine e Kosoves e te cilat lidhen edhe me fatin e ti ne politike. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".