Ligji për qeverinë është bazamenti i funksionimit të saj legal e kushtetues!

Ligji për qeverinë është bazamenti i funksionimit të saj legal e kushtetues!
Ligji për qeverinë është bazamenti i funksionimit të saj legal e kushtetues!

Muhamet Kelmendi

  • 03 January 2022 - 02:17

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Është gjë shumë e qëlluar që të nxirret Ligji mbi Qeverinë. Natyrisht se në ligjin e tillë përcaktohet puna, kompetencat, pozitat dhe pagat e tërë personelit të Qeverisë. Baze e ligjit të tillë është Kushtetuta.

-Asnjë normë në ligj nuk guxon të jetë jashtë normave kushtetuese. Qeverisë i duhet një ligj i tillë. Mbi atë ligj punohet dhe para atij ligji përgjigjet dhe kryen punë. Sa do të realizohet kjo, mbetet të shihet. Kuvendi i Republikës është në pozitë të rëndë. Ai deri më tani ka dështuar në punën e vetë në procesin e ligjvënies.

Që nga formimi janë disa ligje dhe 50 projektligje të shqyrtuara në lexim të parë dhe të dytë. Kjo tregon dështimin e madh të Kuvendit në kryerjen e punëve ligjore të parapara me Kushtetutë. Megjithatë, tash e tutje mbetet të shihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".