Viti 2021 karakterizohet me dështimin total të Kuvendit të Kosovës!

Viti 2021 karakterizohet me dështimin total të Kuvendit të Kosovës!
Viti 2021 karakterizohet me dështimin total të Kuvendit të Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 04 January 2022 - 07:36

Shkruan:  ANALISTI : Muhamet Kelmendi

Viti që po e lëmë pas karakterizohet me një Kuvend të Kosovës kryesisht jo funksional dhe tepër të politizuar negativisht dhe shumë konfliktuoz. Kuvendi i Kosovës në këtë legjislaturë e filloi punën me një elan që të kryej aktivitet ligjor dhe çështjet e pa rregulluara juridikisht të marrin bazën ligjore. Tash pi del se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka pasur dështime të mëdha. Ato janë në fushën ligjore, në atë ekzekutive dhe kuptohet edhe në fushën gjyqësore.

-Gjatë kohës që po e lëmë pas, viti 2021, kishin mospajtime të mëdha në Kuvend. Partia që erdhi në pushtet, VV-ja , mbi bazën e shumicës së votës, e futi Kuvendin në një rrugë për të u konfrontuar me të kaluarën. Në Kuvend u fut ideja se dështimet vijnë nga e kaluara dhe se ato dështime duan kohë që të zgjidhen. Shumë pak u morr Kuvendi me problemet aktuale dhe me zgjidhje. Pati dështime të mëdha në legjislacion. Tërë viti kaloj me disa ligje. Nëpër seanca kaluan disa dhjetëra projektligje në lexim të parë. Ndërsa, seancat për nxjerrje të ligjeve e pati vetëm disa. U nxorën vetëm disa ligje. Seancat e Kuvendit kaluan në hakmarrje me të kaluarën e partive politike që ishin në pushtët. U nxorën dhe u larguan nga bordet publike dhe shoqërore të firmave qindra veta. Tërë bordet e firmave u ndryshuan mbi bazën e lidhjeve me politikën e kaluar dhe u futën njerëzit e ri. Edhe opozita e përdori Kuvendin si vend për sulme të ashpra dhe pa ndonjë kontroll.

U sulmua udhëheqja e koalicionit qeverisës, sikundër dhe individi, si dhe u akuzua qeveria për hakmarrje, paaftësi dhe lidhje të shumta politike, krahinore e familjare. Mbetën edhe çështjet domethënëse pa zgjidhje. Mbeti çështja e unitetit politik në dialog me shtetin serb. Kuvendi nuk u morr fare me dialog. Nuk u paraqit asnjëherë kërkesa nga pozita për unifikim të pozitës dhe opozitës në çështjen e dialogut me shtetin serb. Dështime pati Kuvendi i Kosovës edhe në çështjen e ndërtimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Nuk u arrit që të nxirret Ligji mbi VETTING dhe të rindërtohet e profesionalizohet prokuroria dhe gjykatat. Çështja mbeti ashtu si çdo herë. Pati akuza, por jo veprime konkrete.

Në fushën e luftimit të krimit dhe të korrupsionit nuk kemi ndonjë sukses të veçuar. Intervenimet në veri të Kosovës ishin të karakterit politik dhe kozmetik. Nuk u bë asgjë e re në shtrirjen e pushtetit dhe në kapjen e kontrabandistëve. Krimi dhe korrupsioni mbeti në atë nivel që ishte edhe më herët. Arsimi, shëndetësia dhe çështjet sociale mbeten në vend. As edhe të ardhurat minimale, pensionet dhe ndihmat nuk pësuan ndryshime. Nuk u rriten ndihmat. Jeta u shtrenjtua shumë.

Në sektorin privat nuk kemi as edhe një intervenim socialdemokrat. Shfrytëzimi u thellua dhe punëtori keqpërdoret në përmasa të mëdha. Nuk kanë sigurime shëndetësore, as atë pensional dhe nuk mbrohen në punë. Tëra këto çështje u lanë nga Kuvendi i Republikës. Bazë e punës nëpër seanca ishin vetëm hakmarrjet dhe lufta e ashpër midis pozitës e opozitës. Kjo e përshkruan punën e Kuvendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".