JO kundër, por për ribashkimin kombëtar shqiptar

JO kundër, por për ribashkimin kombëtar shqiptar
JO kundër, por për ribashkimin kombëtar shqiptar

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 04 janar 2022 - 09:31

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** -Jo, i gjori akademik “vazhdim” i Dialogut të Brukselit, cili Kosovën e “paketon” në moçalin kolonial të Serbisë, por nxirr Platformën për ribashkimin e Shqipërisë Etnike. Kjo është detyra jote dhe e të gjithë akademikëve shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.

*** Pse kolonialistët shekullorë serbë, grekë, malazezë dhe sllavomaqedonë e luftojnë ribashkimin e Shqipërisë Etnike, duke e quajtur si “Shqipëri të Madhe”, kjo nuk befason, duke qenë se në këtë formë ata kanë arritur ta fshehnin historinë e tyre të falsifikuar në Ballkan (XII-XXI), POR shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të mbështetin këtë politikë falsifikuese  antishqiptare sllavo-bizantike kundër ribashkimit të Shqipërisë Etnike  në Ballkan.

*** Simulimet politike bëhen vetëm në ato raste, kur pala biseduese nuk  ka njohuri të mjaftueshme për "temën" e bisedimeve. Ndryshe, përdorimi i tyre nuk  sjell asnjë plus, por vetëm minusa politikë. Ndaj, shtetarët dhe liderët shqiptarë, duhet pasur kujdes me aleatët dhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë, kur pohojnë se "janë kundër ribashkimi kombëtar" ngase ata  e dinë që pohimet dhe deklaratat e tilla, janë vetëm "një bllof politik", që shprehin josinqeritetin e tyre ndaj aleatëve ndërkombëtarë.

Anashkalimi dhe fshehja e së vërtetës është krim i pafalshëm

Pavarësisht nga interest individuale, grupore a partiake politike, si dhe nga observimet vlerësuese qoftë në sfondin kombëtar a ndërkombëtar, deklaratat e papeshuara të pushtetarëve dhe të liderëve politikë shqiptarë në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë, që në çfarëdo forme e kundërshtojnë dhe e mohojnë ribashkimin  kombëtar, nuk përbëjnë kurrfarë interesi jetik, cilësor, as domethënës as për interest strategjike evropiane-amerikane në Ballkan, as për vetë interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar. Përkundrazi, efekti i tyre politik dhe diplomatik, është më se negativ, sepse përligj dhe justifikon interest e politikave kolonialiste dhe neokolonialiste serbo-sllave në kurriz të copëtimit dhe të pushtimit të mëtejmë të territoreve etnike të Shqipërisë në Ballkan.

Nuk eshte kurrfare "filozofie politike" ajo, kur nje lider politik shqiptar, shprehet boterisht se gjoja “ribashkimi eshte ide e tejkaluar".

Perkundarzi, ajo eshte politike miope, qyqarie dhe e vardisjes, qe nuk u hyn ne pune as politkes e diplomacise ballkanike, as evropiane e as asaj nderkobmetare, sepse, tanime, edhe Ballkani, edhe Evropa, edhe Amerika e kane te qarte se ribashkimi i shqiptareve, eshte i pashmangshem dhe vetem ceshtje dite.

Sikur Shqiperia Etnike, te kishte pasur nje Presidente siç e kishte Kroacia, z. e lartnderuar Prof.Dr. Klonida Grabar, kurre nuk do kishte pohuar para botes se "Kosova nuk duhet ribashkuar me Shqiperine"!

Rreziku me i madh eshte kur njeriu frikesohet nga "hija e vet”. Ne kete rast, nuk ndihmojne as "recetat" e terapise psikologjiko-mjekesore te Sigmund Frojdit e as te Alfred Adlerit.

E keqja eshte se kete porces po e zvarrisin pushtetaret dhe lideret e pandergjegjshem shqiptare .Mirëpo, ky do te ndodhe, mos sot, neser dosido, sepse per kete do te vendose dhe do te votoje populli-sovrani, jo antibashkuesit me partite e tyre politike.

E lehte eshte ta mohosh veteveten, por e veshtire ta mbrosh ne rastin kur ke te drejte.

Çeshtja e Kosoves per Serbine ka perfunduar, ashtu sikurse vrastari i Serbise dhe i Ballkanit, Slobodan Milosheviq. Kosova kurre me ne rezervatin kolonial shekullor te Serbise, pavaresisht nga enderrat e shkreta te fashisteve serbomedhenj dhe te bishtave të saj.

Liderët politikë shqiptarë le të bejne intervista edhe me dreqin e mallkuar, por le ta dine se Kosova eshte shkeputur pergjithmone nga Serbia kolonialiste gjenocidale, dhe se kjo do të ribashkohet me Shqiperine Etnike.

Me kete te vertete, duhet te pajtohen te gjithe, si armiqte pushtues serbosllave, ashtu edhe zagaret dhe harangat e tyre kuislinge shqipfolëse  ne Ballkan dhe në gjithë botën.

Ballkani mund te perflaket, por Kosova serish do mbetet brenda kufijve natyrore dhe gjeopolitike te Shqiperise Etnike.Kosova eshte e mbrojtur jo vetem nga shqiptaret dhe nga Shqiperia (anetare e NATO-s dhe aleate e ngushte e Amerikes), por edhe nga Amerika.

Pavaresisht nga zhurmat e ndryshme propagandistike te agjenturave dhe te mjeteve te ndryshme te informimit, Kosova nuk eshte ne rrezik nga Serbia, por nga erozioni i korrupsionit, i papunesise, i ekzodit dhe i varferise ekstreme. Ky eshte rreziku!!!

Ky rrezik potencial mund te coje ne anarki dhe ne shthurjen e shtetit te Kosoves, por edhe ne ate rast te padeshirueshem, Kosova kurre me nuk do te perfundonte nen kthetrat e pergjakshme te Serbise kolonialiste, sepse eshte prone e ligjshme e te gjithe shqiptareve ne Ballkan. Prandaj, larg duart nga Kosova, sepse kjo eshte e Shqiperise Etnike, jo me dot koloni e Serbise imperialiste.

Ne nuk duhet te frikesohemi nga Serbia nekolonialiste, por nga ata lidere shqiptare, qe per kolltuke dhe per akraba te tyre po e minjone dhe po e mohojne ribashkimin e ligjshem natyror kombetar shqiptar. Keta jane rreziku dhe barriera me a madhe edhe per Kosoven, edhe per Shqierine. Sepse fatkeqesisht keta per perfitime te tyre nepotiste dhe latifundiste po keqinformojne dhe po e mashtrojne Evropen dhe boten, se gjoja "ribashkmi do te rrezikonte" inetresat e tyre dhe te rajonit.Kjo eshte genjeshtra me e madhe dhe me e turpshme e politikes dhe e diplomacise, thencin shqiptare.

Ribashkimi i shqiptareve nuk kercenon e as nuk rrezikon aske ne Ballkan, as ne Evrope, por eshte drejtesi, evropianizem, dialog demokratik, realizem dhe domosdoshmeri, qe do te garantone bashkepunimin, sigruine, stabilitetin dhe paqen e qendrueshme ne Ballkan.

Po ashtu, edhe kemi mbetur qe nga koha e Nolit me lote e vaje pambarim, te shkaperderdhur neper bote si vezet e qyqes ”njeri thumbit, tjetri patkoit! “

Nuk eshte kurrfare "filozofie politike" ajo, kur nje lider politik shqiptar, shprehet boterisht se ribashkimi “eshte ide e tejkaluar". Perkundarzi, ajo eshte politike miope, qyqarie dhe e vardisjes, qe nuk u hyn ne pune as politkes e diplomacise ballkanike, as evropiane e as asaj nderkobmetare, sepse, tanime, edhe Ballkani, edhe Evropa, edhe Amerika e kane te qarte se ribashkimi i shqiptareve, eshte i pashmangshem dhe vetem ceshtje dite.

Fundja,  ata liderë politikë apo akademikë shqiptarë, që janë deklaur apo deklarohen kundër ribashkimit të Shqipërisë Etnike, populli nuk duhet t’i votojë as në qeveri, e as t’i zgjedhë në asnjë akademi shqiptare, sepse deklaratat dhe intervistat e tyre kundër ribashkimit shqiptar fuqizojnë dhe justifikojnë deklarat, intervistat, tezat dhe kritikat  e serbmëdhenjve në favorin e atribuimit të “Shqipërisë së Madhe”, sintagmë politike akuzuese kjo, që mohon të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve  mbi ribashkimin brenda kufijve natyralë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".