Dhuna kriminale vjen nga shteti serb i lidhur me grupet kriminale të interesit në Kosovë

Dhuna kriminale vjen nga shteti serb i lidhur me grupet kriminale të interesit në Kosovë
Dhuna kriminale vjen nga shteti serb i lidhur me grupet kriminale të interesit në Kosovë

Muhamet Kelmendi

  • 07 January 2022 - 13:46

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Policia e Kosovës është e varur shumë nga politika në vend. Ndërsa, njerëzit e politikës, veprojnë sipas udhëzimeve të 5-s’shes në Kosovë. Nuk ka ndonjë fakt tjetër pse Prokurorisë së Kosovës iu deshën disa javë për të mxjerrë një flelarrest për kriminelin me seli në Veri, Zvonko Veselinovic. Nuk do fare prova për të konstatuar se ky dhe të tjerët kriminele që veprojnë në Veri janë të lidhur me Qeverinë e Serbisë, përkatësisht me klikën kriminale të Vuçiçit dhe të Daçiqit, me udhëheqësit e  shtetit serb. Kjo lidhje dihet kudo në faktorin ndërkombëtar. Dihet në Paris, në Londër, në Berlin,në Vashington dhe në BE. Kuptohet se dihet edhe në Moskë e Peking të Kinës.

Çdo shtet që ka njohuri me Ballkanin e njeh mirë klikën shoveno-fashiste serbe.  Shtetet e dinë se si Vuçiq, ashtu edhe Daçiq, Vulin etj., vijnë nga klika fashiste e Millosheviqit. Ata si të ri janë rekrutuar për këtë kohë  dhe tash veprojnë. Kjo klikë e ka përgjegjësinë,   udhëheqjen dhe përcakton punët kriminale të kriminelëve serb në Veri. Këtu del edhe vonesa e fletarrestim për kriminelin Zvonko Veselinoviq.

Vështirësitë janë jashtë Kosovës. Jo në Kosovë. Ato gjinden në raportet gjeostrategjike të shteteve mbi Ballkanin Perëndimor.

Interesat janë të ndryshme të shteteve të ndryshme. Kështu që edhe veprimet e organeve të Kosovës janë të kufizuara.

Përndryshe, Republika e Kosovës ka kapacitete për të shtrirë ligjin në çdo cep të vendit. Këtë nuk po e lënë shtetet e fuqishme, lidhjet që janë midis tyre dhe interesat gjeostrategjike, ekonomike dhe politike. Tash kjo gjendje po dihet nga Serbia. Ata po e përdorin këtë dhe po kryejnë vepra kriminale të rrezikshme. Po kërcënojnë Kosovën dhe po armatosen me armë moderne për të vepruar. Mbi këtë është krimi dhe kontrabanda serbe. Këtu del vonesa e fletarrestim dhe veprimet kriminale, sikundër i pamë me bllokimin e rrugëve, me kontrabandën dhe me krimet tjera. Tërë kjo dihet.

Frika e ka kapur BE-në. SHBA dhe BE nuk po veprojnë kundër Serbisë nga frika se po krijohet edhe një front tjetër në Ballkan, si në Ukrainë dhe në vendet baltike. Nga kjo po përdhelen kriminelët serb. E këtu vjen deri te shpërthimi. Tamam si në vitet e 90-ta kur tolerohej Serbia dhe bënte krime e gjenocide mbi popuj jo serb. Kjo gjendje po vjen gradualisht në këtë pjesë të Evropës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".