Sistemi i drejtësisë kërkon një ripërtëritje urgjente, të gjithë në provim - ritestim dhe rivlerësim

Sistemi i drejtësisë kërkon një ripërtëritje urgjente, të gjithë në provim - ritestim dhe rivlerësim
Sistemi i drejtësisë kërkon një ripërtëritje urgjente, të gjithë në provim - ritestim dhe rivlerësim

Blerim Burjani

  • 08 January 2022 - 09:06

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Ritestimi duhet të ndodhë te të gjithë prokurorët, e lëre te këta që janë zgjedhë sepse performanca është tepër e dobët. Kjo nuk është asgjë e re. Nëse i vlerësojmë në detaje dhe profesionalisht, të gjithë prokuror e gjyqtar të përbërjes së tashme në sistemin e drejtësisë, do të konstatojmë se te mbi 90% e tyre ka probleme me interpretimet dhe të kuptuarit e kodit penal e të neneve të tij.

-Kjo mos dije dhe mos njohje e të punësuarve në sistemin e drejtësisë, nuk është vetëm tek fillestarët, shkon edhe më gjerë tek ata që thirren profesionistë në sistemin e drejtësisë, pra kjo mos dije shkon dhe më gjerë. Po të ju thuhet avokatëve e gjyqtarëve që ta shkruajnë nga një punim me shkrim për punën që e kryejnë ata, e kane problem shumë të madh ta bëjnë atë, e lëre më gjëra të tjera. Kemi një gjyqësor tepër të dobët, po ashtu edhe sistem të dobët prokuoriral. Kjo është mjaftë shqetësuese edhe pse për të gjithë nuk mundë të thuhet por për shumicën po. Akoma më shqetësuese është se jo vetëm që nuk e kuptojnë kodin por as nuk e lexojnë, dhe e shfrytëzojnë vetëm logjikisht e madje as gjuhen shqipe nuk e përdorin si mjet interpretimi që është fillestar.

Pra problemet janë evidente prej vitesh, por s’ka pas kush të merret me këto tema, dhe nuk ka pasur kush të kujdeset për mbikëqyrjen dhe vlerësimin e performancës reale në sistem fare. Pra në tërë sistemin e drejtësisë është punuar kuturu, kush din e kush nuk din. Edhe nëse dikush nuk ka ditur por është punësuar kanë thënë s’ka problem.. s’ka dert se mësohet. Mirëpo ja që tash po vërehet se ka defekte të mëdha dhe prandaj ato defekte duhet të fillohet të korrigjohen e të pastrohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".