Ministria e drejtësisë po bënë punë të madhe për dekriminalizim dhe depolitizim të sistemit të sundimit të ligjit!

Ministria e drejtësisë po bënë punë të madhe për dekriminalizim dhe depolitizim të sistemit  të sundimit të ligjit!
Ministria e drejtësisë po bënë punë të madhe për dekriminalizim dhe depolitizim të sistemit  të sundimit të ligjit!

Hasan Preteni

  • 09 January 2022 - 07:54

Shkruan:Analisti- Hasan Preteni 

Ministria e Drejtësisë është dukë bërë punë të madhe në adresimin ligjor të problemeve. Të gjitha iniciativat ligjore duhet përshëndetur dhe mbështetur. Prokurorët dhe Gjyqtarët në Kosove janë duke keqpërdorur pozitën e tyre duke pranuar privilegjet e duke mos punuar asgjë. Qe 22 vite asnjë veprim për të mbajtur mend . Asnjë prokuror e as gjyqtar nuk mund të mbahet në mend për punën e tyre te ligjshme. Asnjë aktakuzë e përfunduar me sukses, asnjë gjykim meritor e për konfiskime të mos të flasim fare!.

Pushteti i "tretë" duhet rirreshtuar,duhet reformuar me themel. Presidenti raporton në Kuvend,raporton edhe kryeministri dhe të gjithë titullarët e mekanizmave të pavarur. Si askund në botë,kryeprokurori nuk ju ka drejtuar deputetëve qe 22 vite Kuvendit te vendit. 
Nuk ka praktikë në shtetet me demokraci të konsoliduar e që kryeprokurori nuk ju drejtohet deputetëve  të  Kuvendit së paku një herë në vit. Me ligjet e reja kjo duhet ndryshuar,këshillat me sa më pak anëtarë e kryeprokurori të zgjidhet detyrimisht nga Kuvendi. Kuvendi ta zgjedh dhe atij ti raporton. Është koha e fundit që sistemi i llogaridhënies dhe transparencës të instalohet tek ky  “pushtet" per shume kohe i degraduar!. Në të gjitha shtetet ku ka ndodhe ky ndryshim të parët që janë akuzuar kanë qenë mu prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët. Dhe këta janë e keqja më e madhe momentale e Kosovës.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".