Rruga e vdekjes Podujevë - Prishtinë, i mori edhe tri viktima të reja?!...

Rruga e vdekjes Podujevë - Prishtinë, i mori edhe tri viktima të reja?!...
Rruga e vdekjes Podujevë - Prishtinë, i mori edhe tri viktima të reja?!...

Ismail Muçiqi

  • 10 January 2022 - 13:37

Shkruan:Ismail Muciqi

Kemi shkruar shumë here për Magjistralen Podujevë Prishtinë e cila është bërë rruga më problematike dhe më e kobshme për drejtuesit e automjeteve, e cila përditë e më shumë po shkakton fatkeqësi duke marr jetë njerëzish. Kështu ndodhi edhe sot në Katunin Vranidoll ndërmjet Podujevës dhe Prishtinës ku vdiqën dy persona dhe u lënduan gjashtë të tjerë.

Podujeva e cila shtrihet në pjesën Verilindore të Kosovës që pasluftës së dytë Botërore ka mbetur një [provincë] e pa zhvilluar, e lënë pas dore dhe e harruar si nga ish sistemi komunist [socialist] njashtu edhe pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999.

Ky rajon me mbi 80 mijë banorë mbeti Komuna më e pazhvilluar e Kosovës për shkak të papërgjegjësisë te udhëheqjeve qeverisen me kete Komune, e te cilët politikaj ishin pa integritet, e të cilët asnjëherë nuk ja dhanë hakun këtij regjioni të Llapit. Podujeva kishte një numër të kuadrove të shkolluara të cilat ja kthyen shpinën këtij vendi për tu akomoduar në kryeqendrën e Kosovës në Prishtinë për të punuar për veti dhe interesat familjare.

Podujeva edhe pse pati njerëz në institucionet më të larta të Republikës së Kosovës ata asnjëherë nuk u angazhuan sa duhet për ti ndihmuar kësaj Komune për ti zgjedhur problemet e qytetareve. Kështu po bëhen shtatë vite kur filloj projekti për zgjerimin e rrugës Podujevë Prishtinë e cila asnjëherë nuk arriti të kryhet për tu lehtësuar qarkullimi normal i qytetareve dhe punëtoreve të cilët gravitojnë [punojnë dhe studiojnë në Prishtinë].

Kjo rrugë e cila ka kohë që po pagëzohet me emrin “Rruga e vdekjes” që kur ka filluar zgjerimi i saj kanë humbur jetën 13 persona e më shumë se 100 kanë marr lëndime në fatkeqësitë e komunikacionit. Janë të dhimbshme lajmet kur i dëgjojmë se dikush humbi jetën në komunikacion në këtë rrugë të mallkuar e cila ka mbetur e papërfunduar, pa sinjalizime dhe shenja të komunikacionit, por me plotë [xhepa] të cilët po e rrezikojnë jetën e udhëtareve përditë e më shumë.

Prandaj turpi, përgjegjësia dhe ndërgjegjja ka adresë e ajo është Neglizhenca e Institucioneve lokale [komunale] të Podujevës dhe të strukturave udhëheqëse të cilat me decenie e sunduan dhe e varfëruan këtë Komunë. Padrejtësitë e ndryshme në ndarjen e buxhetit të Kosovës ndodhën që nga paslufta. Ata të cilët ishin në krye të Qeverisë dhe të Ministrive të ndryshme gjithmonë anuan për interesat e tyre dhe të rajonit nga vijnë. Podujeva asnjëherë nuk pati njerëz adekuat qoftë në Komunë apo në institucionet qendrore që u angazhuan apo kontribuan për zhvillimin e kësaj Komune e cila ka mbet si një bashkësi lokale e dikurshme. Prandaj nuk është e rastësishme që pjesa dërrmuese e gjeneratës së re nga kjo Komunë janë detyruar të kërkojnë fatin e tyre për punë apo për tu shkolluar në Shtetet e ndryshme të Evropës.

Sot pjesa dërrmuese e qytetareve të kësaj Komune udhëtojnë për qdo ditë nga Podujeva në Prishtinë për ta gjetur ndonjë punë për ekzistencën familjare. Në fund po theksojmë se mos përfundimi i këtij projekti, mungesa e shenjave sinjalizuese të komunikacionit dhe papërgjegjësia totale e institucioneve Komunale dhe atyre Qendrore kamë frikë se mund të ndodhin edhe fatkeqësitë tjera të cilat po godasin përditë e më shumë me pasoja fatale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".