Shteti i Kosovës duhet të veproi kundër krimit dhe kontrabandës në Veri të Republikës!

Shteti i Kosovës duhet të veproi kundër krimit dhe kontrabandës në Veri të Republikës!
Shteti i Kosovës duhet të veproi kundër krimit dhe kontrabandës në Veri të Republikës!

Muhamet Kelmendi

  • 10 January 2022 - 16:29

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

-Është gjë shumë normale veprimet e policisë së Kosovës në Veri të Republikës. Atje,  që pas luftës, e kemi një organizim të sofistikuar dhe të përkrahur dhe të mbrojtur nga qeveria në Beograd. Nëpërmjet kontrabandës dhe krimit është financuar dhe financohet "Lista Srpska". Po kështu po organizohen krimet e ndryshme kundër shtetit. 

Me mjetet e tilla financiare ishte e organizuar veprimtaria me emrin "Rojet e Urës". Me parat e kontrabandës dhe kriptovalutave u organizua bllokada e rrugës në Jarinjë dhe në Bërnjak, në shtator të vitit 2021.

Dëmet që i bëhen Kosovës nëpërmjet krimit dhe kontrabandës janë të mëdha.  Ato shkojnë me qindra milionë. Të dhënat flasin se nga kriptovalutat e konfiskuara mbi 120 mijë euro në muaj harxhime i bëhen Kosovës me rrymë. E këto mjete i ka paguar çdoherë Republika e Kosovës nga buxheti i vetë. Mësohet se nëpërmjet veriut financohen shumë firmat tregtare private në Kosovë me mallra të ndryshme nga Serbia. Këtu është edhe baza e kontrabandës dhe e krimit me qeniet njerëzore dhe me drogën që qarkullon nga Serbia nëpër Ballkan. Është i mbushur Veriu me njerëz të krimit; është i mbushur me vrasës etj. Janë vrarë shumë veta në Veri dhe askush nuk është arrestuar. Edhe sot janë mbi 12 mij banesë dhe prona të shqiptarëve të uzurpuara dhe familjet e shqiptarëve nuk lejohen të kthehen në  shtëpitë e veta. Shtet ka dhe po heshtë. Krimi, korrupsioni dhe kontrabanda nuk luftohen me aksione sporadike. Shteti duhet të jetë prezent në Veri 24 orë. Nuk lejohen veprime dhe intervenimet sporadike për konsum politik. Kush është përgjigjur për veprën penale të bllokimit të rrugëve në Jarinjë dhe në Bërnjak? Kush është përgjigjur për kontrabandë me mallrat e ndaluara serbe? Kush është përgjigjur për krimet me kriptovalutat?

Kush është përgjigjur për vrasjet? Kush është përgjigjur për ndjekjet nga shtëpitë e shqiptarëve dhe uzurpimin e tyre? Asnjë njeri! Jo. Krimi në Veri është i intensitetit të lartë. "Lista Srpska" prin dhe është organizatore e krimit në Veri  të Kosovës. Këtë e udhëheqë qeveria nga Beogradi. Këto janë tashmë të qarta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".