Instituti për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve kërkohet të përfshij gjendjen që nga viti 1878

Instituti për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve kërkohet të përfshij gjendjen që nga viti 1878
Instituti për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve kërkohet të përfshij gjendjen që nga viti 1878

Muhamet Kelmendi

  • 10 January 2022 - 16:38

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Ligji mbi themelimin e Institutit për krimet në Kosovë është një veprim shume i vonuar, por i domosdoshëm, edhe pse me vonesë, të hartohet dhe të votohet. Nga vetë emërtimi duket se ky ligj do të ketë kufizim vetëm për krimet e luftës në Kosove (shih: vitet 1998/99). Ky kufizim në kohë është i pa drejtë. Krime ka kryer shteti serb në mënyrë të pandërprerë që nga viti 1878 kundër shqiptarëve. Kosova Lindore dhe veriore, deri në Nish, në këtë kohë me dhunë dhe me terror, me masakra u spastruan nga regjimi serbomadh.

Ka vazhduar kjo dhunë gjenocidiane edhe para LPB-se dhe, sidomos midis dy luftërave botërore, deri në vitin 1941. Me intesitet të s'forcuar u rifillua në vitin 1944 dhe ka vazhduar deri në vitin 1999. Tëra këto periudha kohore të dhunës gjenocidiane shoveniste serbe, maqedone e malazeze, përkatësisht jugosllave, kërkohet nga Instituti që themelohet me ligj, të përfshihen në hetimet dhe në tubim të dokumentacionit gjenocidial. Me atë analizë dhe me ato prova do të shihet se në ç’farë gjendje dhe inteziteti shoveno-gjenocidial ka jetuar kjo pjesë kombit shqiptar nën pushtimin sllavomadh.

Dua këtu të përmendi vetëm periudhën pas LDB,nga viti 1944, kur Kosova ripushtohet nga klika gjenocidiale serbo-jugosllave. Po e ndaj  këtë kohë në disa periudha: 1. Nga viti 1944 e deri në Informbyronë politike, të vitit 1948,nga Jugosllavia e Titos dhe Rankovicit, vriten rreth 77 mijë shqiptar. Të dhënat e tilla janë theksuara nga prof.dr.Ali Hadri në vitin 1978. 2. Dimëri i vitit 1955/56 shënon dhunën gjenocidiale më të rëndë në historinë e re jugosllave, atëherë kur në emër të armëve, me titull:"Aksioni i Armëve", nuk mbetet shqiptar pa u maltretuar në forma e mënyra gjenocidiale.

Për këto ka shënime nga Ali Hadri, Hakif Bajrami, Muhamet Tërnava etj. 3. Shpërngulja e mbi 270 mij shqiptarëve në Turqi, duke filluar nga viti 1948 e deri në vitin 1966.  Këto janë theksuar nga Prof.Hakuf Bajrami në vitin 1980. 4.  Mbi 1 milionë shqiptar të kapur dhe të maltretuar nga qeveria serbo-jugosllave dhe ajo e Kosovës, në kohën e regjimit të Azem Vllasit.

Të dhëna të theksuara nga unë Muhamet Kelmendi, në vitin 1995 dhe nga Akademik Rexhep Qosja. 5.  Vrasjet e shumë shqiptarëve, maltretimet, arrestimet e mëdha nga viti 1989 e deri në vitin 1998 dhe, 6. Përdhunimet  vrasjet, masakrimet dhe dëbimet masovike të shqiptarëve në vitet 1998 dhe 1999, duke vrarë mizorisht mbi 13 mij shqiptar, mbi 1500 fëmijë, përdhunuar 20 mij femra e burra shqiptare dhe duke i djegur dhe dëbuar mbi 1 milionë veta. Të dhënat e dokumentuara nga autor të ndryshëm dhe institucione të ndryshme në Kosovë. Me këtë vërehet se nuk duhet të kufizohet ky Institut në kohë. 

Instituti duhet të merret në vazhdimësi me dhunën gjenocidiane serbe nga viti 1978 e deri në vitin 1999, duke u marr gjithashtu edhe me krimet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në këtë mënyrë dokumentohet qartë gjenocidi serbomadh. Por,pa e kufizuar as në hapësirë të gjerë territoriale, si dhe duke mos i lënë jashtë as gjendjen e shqiptarëve tash nën Maqedonin e Veriut, sepse politika gjenicidiane është zhvilluar njëjtë edhe atje nga regjimi i vjetër serb, nga klika serbo-maqedone e malazeze. Kemi kështu një përfshirje të gjerë në hapësirë dhe në kohë. Prapa nuk duhet të lihet as gjendja e shqiptarëve në Malin e Zi. 

Atje po ashtu ka vepruar klika serbomadhe me atë malazezo-madhe. Në kohën e Rankovicit, masat e dhunës ndaj shqiptarëve kanë qenë shumë të ashpra në Malin e Zi . Klika serbe dhe ajo maqedone e malazeze kanë vepruar bashkërisht. Kjo serbe e malazeze nuk e kanë ndërprerë kurrë bashkëpunimin kundër shqiptarëve. Kanë filluar në vitet 1978 dhe kane vazhduar pandërprerë, deri në vitin 1999.. Kësaj klike iu shtua pas LDB edhe klika sllavo- maqedone.  Së bashku kanë kryere gjenocide ndaj shqiptareve. I theksova faktet nga mendohet se duhet të shtrij veprimtarinë e vetë Instituti. Çështja kërkohet të kapet në gjërsi dhe në hapësirë kohorë që është zhvilluar dhuna gjenocidiane sllavomadhe. Atë nuk duhet kufizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".