Lufta për botën serbe (kryqin serb) është rrezik për shqiptarët

Lufta për botën serbe (kryqin serb) është rrezik për shqiptarët
Lufta për botën serbe (kryqin serb) është rrezik për shqiptarët

Muhamet Kelmendi

  • 10 January 2022 - 16:54

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

-Teoria ideopolitike e shtetit serb është krijuar shume herët, por ka marr dimensionin e vetë, kryesisht në kohën e Milloshevicit. Ai pati deklaruar: "Aty ku jeton një serb në Jugosllavi është Serbi". Me këtë ide u zhvillua lufta në Kroaci, në Bosnjë  e Hercegovinë, në Kosovë. Po me këtë ideologji u veprua edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Tash, kjo "botë serbe" nëpërmjet " luftës per kryq", ka të njëjtin qëllim, atë të realizimit të shtetit të madh serb në Ballkan. "

Lufta për kryq" është duke u zhvilluar tash e 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë nga kisha serbe. Në çdo liturrgji nga priftërinjtë serb dëgjohet: Kosova është nëna e shtetit serb" apo " Nuk mund të lëshohet në duar të shqiptarëve kisha e Car Dushanit" ose "Kosova është djepi serb" apo "Në Kosovë është trashëgimia kishtare serbe" etj. Ideologjia e tillë udhëhiqet nga një qendër serbe. Ajo gjendet në Beograd dhe përkrahet fortë dhe ashpër nga Rusia dhe Kina. Po me këtë ideoligji, krimineli Dodik po vepron në Bosnjë e Hecegovinë. Mbi bazën e tillë uorganizuan demonstrata në Mal të Zi. Në Kosovë veprohet me armë, me krim të organizuar, me kishë dhe me bllokime të rrugëve e të qyteteve.

Kudo po del lufta për " kryq" në luftë për shtetin e madh serb. Ideologjia e tillë me qëllim ka kaluar tërësisht te feja. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, veprimet politike të shtetit serb, kuptohet ndaj shteteve tjera, si dhe armatimi i madh dhe i gjithanshëm i Serbisë, përbënë rrezik permanent për  luftë të re në Ballkan. Serbia e din se me " luftën për kryq" nuk realizohet ideja e vjetër serbe për shtetin e madh serb. Mirëpo, kjo po iu shërben për të ngritur racizmin nacional fashist serb ndaj popujve tjerë të Ballkanit. Kështu është ngritur urrejtja serbe ndaj shqiptarëve, kroateve bosanëve e të tjerëve.

Deri edhe urrejtja ndaj malazezve. Jashtë kanë mbetur sllavomaqedonët, të cilët nga Serbia konsiderohen të shtetit të tyre. Ideja " ku është një serb - është Serbi" e Milloshevicit ka zënë vend te pasardhësit e tij, të kriminelit Vuçiq e Daçiq, sikundër edhe të kisha serbe në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Për atë është lansuar ideja e " botës serbe". Kjo nuk është asgjë tjetër, përveq ideja e kahmotshme: " Ku është një serb-është Serbi".

Realizimi i kësaj ideologjie serbe nuk bëhet lehtë. Nuk realizohet me "luftën për kryq". Ajo bëhet me bashkëveprim të "luftës për kryq" me luftën e armatosur. Për këtë po armatoset shteti serb me armë nga Rusia dhe Kina. Ato nuk blihen a dhurohen për shtetin serb për zogj, por për luftë kundër shqiptarëve dhe bosanëve, mundet edhe kundër malazezëve e kroatëve. Këtu është qëllimi i klikës raciste serbe. Tehu i parë i konfrontimit është Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Priten ç’rregullime edhe në Malin e Zi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".