Qeveria Kurti  nga niveli qendror 'ushqen' kundërshtarët në nivelin lokal!

Qeveria Kurti  nga niveli qendror 'ushqen' kundërshtarët në nivelin lokal!
Qeveria Kurti  nga niveli qendror 'ushqen' kundërshtarët në nivelin lokal!

Dardan Grapci

  • 11 January 2022 - 17:46

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Mandati i dytë e fillimit  të vazhdimit për ta qeverisur vendin, me një buxhet vetanak ta planifikuar dhe të miratuar në Kuvend, me projektet konkrete sipas kërkesave të komunave, pra nivelit lokal krahas atij qendrorë, do të jetë një test serioz i mirë qeverisjes dhe mirë funksionimit të Qeverisë Kurti, për dallim nga viti i kaluar, kur projektet kapitale i kishte gjetur të gatshme dhe  buxhetin nga qeveria e LDK-s të planifikuar dhe  të realizuar.

 

Qeveria Kurti do ta përmbushë secilin premtim, që e kishte dhënë  në vitin e kaluar për financimin e projekteve zhvillimore, për nivelin lokal, do të behet pa anime politike. Këto projekte do të financohen barabartë ku çdo komunë do të përfitoj në mënyrë të barabartë, sipas planeve dhe projekteve  të adresuara. Qasja e drejtë e Qeverisë Kurti tek komunat ku ka fituar LDK-ja dhe partitë tjera duhet të e drejtë dhe transparent, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndërkrehet diskriminimi dhe do të parandalohet migrimi i qytetarëve të Kosovës. 
Për dallim nga qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti duhet ta tregoj veten se e duan rininë të qëndrojë këtu në Kosovë, duke financuar projekte të ndryshme jo vetëm lokale, por edhe projekte ku mund të angazhohen të rinjtë që të përfitojnë diçka për vetën e tyre dhe të punësohen qoftë sezonal ose punë me kontrate afat-gjatë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta sensibilizojmë rininë që të qëndrojnë dhe të punojnë në Kosovë, pa pasur nevojë që të ikin nga vendlindja e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".