Besimi është themeli i vlerave njerëzore

Besimi është themeli i vlerave njerëzore
Besimi është themeli i vlerave njerëzore

Skender Mulliqi

  • 12 January 2022 - 07:25

Shkruan: Skënder MULLIQI

Në kohët e vjetra njerëzit kan qenë plotë besim.Besimi ka qenë karakteristikë që i dallon ata. Ka ardhur koha kur besimi shumë ka humbur, ka humbur miqësia dhe siguria.Diçka që shumë shpesh e kemi thënë është ajo së është humbur besimi edhe në institucionet e shtetit.A e kemi humbur besimin apo jo shtrohet pyetja logjike?

Sipas mendimeve të shumicës dhe nga ajo çka po shohim dhe çka përjetuam për gjithë këto vite, shumë është humbur besimi në organet e shtetit.Ky besim është zvetnuar së vendi na u katandisë keq në krim ,në korrupcion , nepotizëm , zhvatje të pronës shoqërore dhe në çdo keqpërdorim tjetër. Kosova nga këto dukuri negative u varfërua , u izolua nga bota demokratike .Pra ,nga e gjithë kjo shihet së besimi është diqka madhore për njerëzit. Besimi është themeli i vlerave njerëzore .

Elementarja e besimit janë kredibiliteti i bazuar në autonomi .Institucionet e shtetit , nuk ndërtuan ura bashkëpunimi më qytetarët, përkundrazi i rrwnuan shumw ato duke punuar për vete dhe për njerëzit e tyre .Nuk e kryen misionin ashtu si duhet, nuk u treguan të sinqerta, nuk u treguan të besueshme .Pikërisht nga bartësit e institucioneve të shtetit ndëgjuam rrena , mashtrime dhe manipulime të cilat ndikuan në jetën jo të mirë të qytetareve të Kosovës.Nuk u sollwn më komptencë dhe përgjegjësi që ju takojnë .

Për të krijuar besueshmëri njerëzit duhet impresinuar së pari më dije , me zhderrvjelltësi politike , duke ju treguar atyre barabarsinë si njerëz që jemi.Kur propagandohet për shumë qka , kur vihen maskat, atëherë edhe humb besimi .Besim krijohet në bazë të asaj çka shohim dhe qka përjetojmë , jo më fjalë boshe.Që njerëzit të bëhën të lumtur, instituconet shtetërore duhet të janë për gjithqka shumë të hapura dhe shumë të përgjegjshme .Nuk ka mundësi që një shoqëri të ndryshohet për të mirë , nese pjesmarrës nuk janë të gjithë .Dialogu dhe participimi janë çelësi i suksesit dhe zhvillimit të një vendi…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".