Qeveria Kurti  me mbështetje të fuqishme amerikane, në luftë frontale kundër krimit e korrupsionit,  me fshesën e Vettingut dhe konfiskimin e pasurisë

Qeveria Kurti  me mbështetje të fuqishme amerikane, në luftë frontale kundër krimit e korrupsionit,  me fshesën e Vettingut dhe konfiskimin e pasurisë
Qeveria Kurti  me mbështetje të fuqishme amerikane, në luftë frontale kundër krimit e korrupsionit,  me fshesën e Vettingut dhe konfiskimin e pasurisë

Dardan Grapci

  • 13 janar 2022 - 17:25

Shkruan: ANALISTI –Dardan Grapci

Edhe qeveritë e kaluara,  por edhe kjo Qeveri dhe Ministria e Drejtësisë,  gjithmonë e kane pasur mbështetjen e ambasadës amerikane në luftimin e krimit të organizuar dhe shkatërrimin e nëntokës kriminale. Kjo do tw vazhdon edhe tash me ardhjen e ambasadorit të ri Amerikan në Kosovë.
Qeveria Kurti duhet t’ju jap dritën e gjelbër ekspertëve amerikan për të shikuar se si do të finalizohet dhe zbatohet Ligji i Vettingut në vend, duke  mos përjashtuar mundësinë që në çdo rast ata ti këshillojnë gjyqtarët dhe policin se si të veprojnë nëpër rrethana të rrezikshme.



Nuk është ulje e moralit nëse kërkojmë këshilla dhe ndihmë nga ekspertët amerikan, ulje e moralit është nëse e mbrojmë krimin dhe heshtim. Prandaj Ligji i Vettingut duhet të zbatohet sa më shpejtë që është e mundur. Sezoni i fillimit të rënies së kokave të pasanikëve duhet të ndodhë edhe pa u miratuar ligji për konfiskim të pasurisë, ndryshe ky ligj duhet të miratohet deri në Qershor e jo të lihet për gjashtë mujorin e dytë të këtij. Prandaj me miratimin e këtij ligji dhe me fillimin e zbatimi të tij pasaniket të cilët e kanë zhvatë shtetin dhe të cilët kanë bërë krim të organizuar do të arrestohen pa paralajmërim. Ndryshe sa më shumë që vonohet miratimi i ligjit, aq më shumë shkelësit e ligjit do të mundohen që me avokatët e tyre ti shpëtojnë drejtësisë në mënyrë indirekte duke e përdorur korrupsionin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".