KPK-ja me skenar të ndërtuar për ta vazhduar jetëgjatësinë e sundimit te tyre “mbi ligjin dhe drejtësinë” dhe avokatinë ndaj krimit të organizuar!

KPK-ja me skenar të ndërtuar për ta vazhduar jetëgjatësinë e sundimit te tyre “mbi ligjin dhe drejtësinë” dhe avokatinë ndaj krimit të organizuar!
KPK-ja me skenar të ndërtuar për ta vazhduar jetëgjatësinë e sundimit te tyre “mbi ligjin dhe drejtësinë” dhe avokatinë ndaj krimit të organizuar!

Xhevat Meha

  • 16 January 2022 - 20:03

Shkruan: ANALISTI – Xhevat Meha

Shpallja e konkursit për Kryeprokuror është jo përpjekje nga struktura të fshehta për të kapur dhe futur nën kontroll institucionet ligjzbatuese te Kosovës, por është veprim ashtu si këto struktura për shume vite kanë vepruar. Jo shpejt e shpejt po ngadalë e ngadalë para shumë viteve këto struktura i kanë kapur institucionet “e pavarura” te Kosovës dhe i kanë futur nën kontroll, dhe këtë krejt lirshëm dhe të pa penguara fare nga askush. Krejt lirshëm dhe të papenguara pastaj e kanë konsoliduar kontrollin e Shtetit, dhe krejt lirshëm dhe të papenguara janë duke mbajtur sidomos kontroll të konsoliduar e te fuqishem ndaj institucioneve ligjzbatuese!

-Shpallja e konkursit nga Këshilli Prokurorial është vetëm veprimi i radhës krejt lirshëm dhe i papenguar në vazhdimin e sigurimit të pandëshkueshmërisë ndaj krimit. Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucioni që për shumë vite ka dështuar në realizimin e të drejtave dhe përgjegjësive ligjzbatuese që ia jep Kushtetuta e Kosovës. Tërheqjen e Britanikeve nga monitorimi e shoh si diçka që ata e konsiderojnë se janë të pafuqishëm për të ndikuar dhe se zgjedhja e Kryeprokurorit të ri sipas kritereve të këtij Këshilli është punë e kryer!

Kryeministria ka pothuajse një vit që e ka marre pushtetin dhe ende nuk ka kryer as edhe një veprim të vetëm që do ta detyronte Këshillin Prokurorial të kryente detyrat dhe përgjegjësitë që ia jep Kushtetuta e Kosovës. As PDK si partia më e madhe opozitare dhe as LDK si partia e dytë opozitare nuk kanë paraqitur as edhe njëherë të vetme ndonjë qëndrim politik që të zotohen se po që se bëhen pjesë e qeverisë pasuese të kësaj të tanishmes do të sigurojnë që Këshilli Prokurorial do t’i kryej detyrat ligjzbatuese dhe përgjegjësitë që ua jep ligji e Kushtetuta e Kosovës.

Kosova nuk po ka forcë politike që pa hile te punon për interesat e qytetarëve të saj. Kjo është tepër keq. Domosdoshmërisht qytetarëve të Kosovës ju duhet edhe një forcë tjetër e re politike ndryshe nga këto të tanishmet, që do të merrte përsipër dhënien fund ndaj pandëshkueshmërisë, ndaj krimit dhe sigurimin e zbatueshmërisë së ligjit e Kushtetutes se vendit .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".