Votimi në kundër referendumit serb zbuloi edhe fytyrat e atyre që ushqehen me bukën e Kosovës dhe fshihen në hijen e ombrellës kriminale të Aleksandër Vuçiqit

Votimi në kundër referendumit serb zbuloi edhe fytyrat e atyre që ushqehen me bukën e Kosovës dhe fshihen në hijen e ombrellës kriminale të Aleksandër Vuçiqit
Votimi në kundër referendumit serb zbuloi edhe fytyrat e atyre që ushqehen me bukën e Kosovës dhe fshihen në hijen e ombrellës kriminale të Aleksandër Vuçiqit

Dr. Hysni Aliu

  • 18 January 2022 - 10:41

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Më herët e kam bërë një shkrim, për ata që kanë kulturë, dinjitet njerëzore dhe  që janë të gabueshëm, por megjithatë që duan të mësojnë nga gabimet e tyre, në mënyrë që në të ardhmen të dinë se si i shërbehet atdheut. Tani, këtë shkrim po e bëj, për ata që janë të sëmurë rëndë nga xhelozia, për ata që urrejnë atdheun dhe njerëzit që punojnë për dritën e kësaj toke, ndërsa vuajnë aq shumë për të ia bërë një shërbim të fundit atij që masakroj këtë popull me shekuj, pra shtetit serb e Vuçiqit. 

Më detyruan të shkruaj ata që pardje paftyrësisht e pa fije turpi zgjodhën anën e armikut, pra Vuçiqit, ashtu siç kanë bërë për 20 vitet e fundit në shumicën e rasteve, përjashto diku ku bashkësia ndërkombëtare i detyronte të veprojnë kundër interesave të Beogradit. Mos,mbajtja e referendumit serb në Kosovë, siç po duket po ju dhemb shumë  PDK së, gardës së vjetër të LDK-së në krye me krye  robëruesin Skënder Hysenin e Driton Selmanajn, që më tepër i ngjanë Vulinit me  sjellje sesa dikujt në Kosovë. Z. Hyseni siç po duket ju paska inatos Z. Abdigjiku që nuk mbajti anën e Vuçiqit po u bë me  ata që po e ngjallin shtetin e Kosovës, që ishte bërë si një lule e vyshkur pothuajse e tharë, gjatë qeverisjeve të robëruesve Hyseni,  Dritoni, Abelandi e të tjerë të llojit të tij. Të shtunën e kaluar u vërtetua katërçipërisht se kush është ende në grushtin e Vuçiqit e kush merr frymë nga oksigjeni i Kosovës dhe perëndimit. 

Zoti Lumir Abdigjiku, edhe njëherë vërtetoi se është një udhëheqës vizionar, që nuk është i kapur nga Vuçiq, e as se qan hallin për robërit e tij siç janë  Hyseni e Abelandi në Kosovë.  Edhe AAK e Ramush Haradinajt tregoi që pa marr parasysh  prej dobësive që ka, prapëseprapë atdheu është në rend të parë. Z. Behxhet Pacolli, vërtetoi sërish që vetëm gjysmën e qenies së ti e ka me Kosovën e pjesën tjetër me lindjen. O qyqarë e mjeranë, me ose pa votën e parlamentit, z. Kurti me Osmanin dhe Konjufcën, Kosova do e ndalte atë referendum, por këta të tretë u detyruan të kërkojnë votën e deputetëve, sepse  detyroheshin ta kthejnë mbarë kerrin e përmbysur  pikërisht nga ju shërbëtor. Ata deshën të tregojnë edhe me numra që nuk janë vetëm 3 individ që po e ndalin referendumin serb por janë 77 deputet të kuvendit që përfaqësojnë 77 % të popullit të Kosovës.  Ju që nuk morët pjesë në votim, e vërtetuat se kah ju rrah zemra, kaq. Do të vjen koha që edhe juve do të ju zbulohen rrënjët e financimit nga Serbia, ashtu siç ju zbuluan Grenellit më herët.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".