Gjenocidi serb në Kosovë ishte bërë për ta spastruar atë nga shqiptarët dhe për ta serbizuar

Gjenocidi serb në Kosovë ishte bërë për ta spastruar atë nga shqiptarët dhe për ta serbizuar
Gjenocidi serb në Kosovë ishte bërë për ta spastruar atë nga shqiptarët dhe për ta serbizuar

Muhamet Kelmendi

  • 18 January 2022 - 16:40

Shkruan: ANALISTI –Muhamet Kelmendi

 Faktet flasin se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë ndaj shqiptarëve. Këtë e dinë populli. Vetëm në dhjetëvjetëshin e fundit ka mjafte fakte. Politika gjenocidiane u mbështetë në planin serb për të zhdukur shqiptarët nga Kosova, në mitologjinë serbe, nga "Kosova serbe". Ky plan është zbatuar në mënyrë intensive nga të gjitha forcat serbe.

Pas vitit 1989 u fut në zbatim ideologjia e serbizimit të Kosovës me mjete të dhunës dhe filluan masat gjenocidiane të zbatohen. Shteti serb i futi në zbatim masat më të egra. Filluan me vrarë e me maltretuar vendasit shqiptare. Me mijëra shqiptare u arrestuan, u masakruan dhe u përdhunuan mijëra e mijëra shqiptare. Vetëm ne viret 1998-1999 u masakruan rreth 15 mije shqiptare. Mbi 1500 fëmijë u mbyten. Rreth 20 mije femra shqiptare u përdhunuan. U djegën dhe u plaçkiten rreth 150 mije shtëpi. U rrënua Gjakova, Peja, Deçani Rahoveci,Klina, Skenderaj, Drenasi dhe shume vende e lokacione. Mbi 1 milionë shqiptare i dëbuan jashtë Kosovës.

Eto masa fashiste e gjenodiciane nuk kryhen nga grupet e vogla dhe jashtë planit serb. Kemi ketu një makineri shtetëror qe u fute ne zbatim per spastrimin e Kosoves nga shqiptaret vendases. Kete politike gjenocidiane nuk e akceptoje fajtori nderkombetar. Lidhur me kete dhe per te qartesuar gjenocidin ka shume faktor. Kryesisht, ceshtja e pergjegjesise per krimet e luftes ne Kosove, kendej edhe ato gjenocidiale, rrjedhin nga dy faktor kryesor: Se pari, nga faktori nderkombetar, sepse nuk e vuri shtetin serb nen protektorat, ne menyre qe te kete pergjegjesi penale dhe shteti te pergjigjet Edhe sot gjinden mbi 1600 shqiptare te "humbur". Asnje kompensim i demit nuk u realizua dhe askush nuk u pergjigje per krimet e bera gjenocidiale. Po e perserise: U masakruan nga Serbia mbi 1500 femije.

Mbi 15 mije qytetare shqiptare u vrane dhe u djegen dhe u masakruan. Ne mes te tyre pati edhe pleqe e plaka, te semure etj. U perdhunuan mbi 20 mije femera shqiptare dhe nuk u dha asnje pergjegjesi per 1 milione shqiptaret e debuar jashte vendit. Keto jane fakte qe tregojne gjenocidin serb ne Kosove. Kjo nuk u pranua nga faktori nderkombetar. E shteti i Kosoves nuk ngriti padi per gjenocid. Keto deshtime e percjellen politiken e Kosoves. U realizuan me dhjetera marreveshje inefektive. Ndersa, u nenshkruan edhe dy marreveshje per Asociacionin e komunave serbe ne Kosove.

Kjo rruge e pruri Kosoven buze demetimeve te medha. Keshtu u nda dhe me marreveshje u copetua Republika. Kosova mbeti edhe pa njohje. Tash gjindet vendi yne para nje pune te madhe per te ndalur rrugen e trasuar deri tash. Kosova kerkohet domosdo te ngrite padi per gjenocid. Fare nuk duhet dialoguar pa njohje reciproke dhe pa i futur temat e krimeve te luftes dhe te reparacionit te luftes. Kosoves iu kane krijuar nga shteti serb deme te medha. Mbi 30 miliarde euro jane deme te bera, pa llogaritur demet morale te shkaktuar ndaj familjeve qe iu vrane dhe iu masakruan familjaret. Demet jane te larta. I tere shteti serb eshte i kriminalizuar me gjenocidin me Kosove. Juridikisht ne masat e gjenocidit hyjne:

1. Plani per spastrimin e Kosoves nga shqiptaret dhe serbizimin i kesaj hapesire me serbe.

2. Perdhunimet e gjera si mjet presioni dhe te frikes.

3. Masakrimet e vrasjet, pa dallim moshe e gjinie.

4. Debimet masovike me masa te presionit fizik, me plaqkitje dhe me dhune te eger mbi familjet.

5. Shkaterrimet dhe djegjet e gjera te qyteteve e te fshatrave, te shtepive te shqiptareve, si mjete per te mos jetuar ne Kosove. Ka edhe shume fakte tjera. Keshtu dhe me keto masa u arrite ky gjenocid ne Kosove. Ato nuk u kryhen mga ndonje grup kriminal serb. Jo. Ato masa gjenocidiale u bene mbi nje plan te shtetit serb dhe u zbatuan nga tere shteti. Ketu eshte baza e pergjegjesise per gjenocid. Kendej duhet te ngitet padia dhe te kerkohet pergjegjesia. Rruge te mesme a tjeter nuk ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Onlinë".