Mospjesëmarrja e PDK-së në seancën e Votimit të rezolutës kundër referendumit të Serbisë në Kosovë, i zbuloi lidhjet e kahershme të Hashim Thaçit e Kadri Veselit me shërbimet e fshehta serbe!

Mospjesëmarrja e PDK-së në seancën e Votimit të rezolutës kundër referendumit të Serbisë në Kosovë, i zbuloi lidhjet  e kahershme të Hashim Thaçit e Kadri Veselit  me shërbimet e fshehta serbe!

Hajrullah Tërnava

  • 18 January 2022 - 19:00

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Kjo  përpjekje serbe që ndodhi tani  për mbajtjen e referendumit rreth ndryshimeve kushtetuese në Serbi, e shpërfaqi më në fund edhe publikisht, madje krejt lakuriq, lidhjen  e PDK-s dhe SHIK-ut kriminal, gjysmë publik dhe ilegal, me shërbimet e fshehta serbe, pikërisht me refuzimin e partisë së Hashim Thaçit e të Kadri Veselit që të merr pjesë në seancën e kërkuar nga ana e qeverisë, për ta materializuar edhe në një rezolutë Kuvendi, që e obligon Qeverinë, për ta ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshime kushtetuese në territorin e Republikës së Kosovës. Vetëm Lista Serbe dhe PDK-ja, një koalicion është e jo formal, e kanë bojkotuar seancën e Kuvendit për rezolutën kundër referendumit të Serbisë.

-Qëllimi i mbajtjes së referendumit të serbëve në Kosovë ishte që opinionit-publikut ti dëshmohet se Kosova është pjesë e Serbisë, sikur që është e paraparë në Kushtetutën dhe hartën e Serbisë, dhe ata gjithnjë deri më tash kanë mbajtur referendume të ngjashme në Kosovë sa herë i kishin zgjedhjet e tyre, e që Kosova nuk i ka kundërshtuar zgjedhjet serbe asnjëherë deri më tani, gjë që as që është diskutuar0 për shqiptarët që jetojnë në  komunat serbe në Serbi për këtë mënyrë të referendumit sikur që po e kërkojnë serbët  në Kosovë. Është pozitiv e dhe vendim që tregonte Kosova po funksionin si shtet, ndalesa e mbaje së këtij referendumi serb në Kosovë, për të cilin votuan të gjitha subjektet politike përveç PDK-s.

Kjo përpjekje serbe që ndodhi tani  për mbajtjen e referendumit rreth ndryshimeve kushtetuese në Serbi, e shpërfaqi më në fund edhe publikisht, madje krejt lakuriq, lidhjen  e PDK-s dhe SHIK-ut kriminal, gjysmë publik dhe ilegal, me shërbimet e fshehta serbe, pikërisht me refuzimin e partisë së Hashim Thaçit e të Kadri Veselit që të merr pjesë në seancën e kërkuar nga ana e qeverisë, për ta materializuar edhe në një rezolutë Kuvendi, që e obligon Qeverinë, për ta ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë për ndryshime kushtetuese në territorin e Republikës së Kosovës. Vetëm Lista Serbe dhe PDK-ja, një koalicion është e jo formal, e kanë bojkotuar seancën e Kuvendit për rezolutën kundër referendumit të Serbisë.

Deklarimi publik i PDK-s për kinse mbështetje të Qeverisë kundër referendumit serb ishte vetëm një flluskë mashtruese për konsum politik, pasi që një deklarim i tillë nuk mundë të besohet dhe arsyetohet duke bojkotuar seancën e Kuvendit, atë institucion për të cilin qytetarët jua kanë besuar votat deputetëve për të shkuar dhe votuar aty, dhe jo duke u deklaruar pro një vendimi dhe duke bojkotuar pjesëmarrjen ne votim për ta fuqizuar atë vendim.

 Me këto veprime të PDK-së bojkotuese të PDK-së për të mos e votuar rezolutën kundër  referendumit të Serbisë po dëshmohet se është PDK-ja, respektivisht një strukturë e tërë e SHIK-ut e maskuar në politikë, ajo që ja solli të gjitha të këqijat shtetit të Kosovës, me pazare të rrezikshme në dialog me Serbinë, proces i cili që nga fillimi, është zhvilluar dhe ka vazhduar me PDK-në në pushtet, dy mandate të  Hashim Thaçit në pozitë të kryeministrit pastaj ministër i jashtë dhe së fundi President deri në  “rrëmbimin” e dërgimin e tij në Hagë nga Gjykata Speciale. Sidoqoftë, bojkoti i PDK-s dhe listës serbe nuk kanë pasur efekt bllokues për kalimin e rezolutës pasi votat janë siguruar në masën e mjaftueshme nga subjekte tjera politike në pozitë dhe opozitë, ku nga 77 deputetë të Kuvend, 76  kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe ka qenë 1 abstenim.

Shteti i Kosovës si shtet i pavarur duhet ti tregoj edhe në vepër botës se Kosova është shtet i pavarur nga që nga viti 2008, dhe e njohur nga shumë shtete të botes, e sidomos krimet dhe gjenocidi i Serbisë të kryera ndaj Kosovës, që tani kemi një dialog që po ndërmjetësohet nga ndërkombëtarët për një pajtim të mundshëm dhe njohje reciproke mes veti, ku nuk duhet të dukemi të nënçmuar në qëndrimet tona para botës, përkundrazi edhe me këto qëndrime rreth këtyre çështjeve duhet të jemi stoik dhe ta kuptoj Serbia, edhe nëse ka shtete tjera që se dinë realitetin e të kaluarës tonë, se Kosova kurrë s’ka qenë pjesë e Serbisë, përkundrazi nëse analizohet edhe në të kaluarën e shekujve, Serbia është ajo që ka bërë invazion në territoret e shqiptarëve që edhe sot e kësaj dite ato territore nëpër Serbi, të tërat janë të emëruara në shqip,edhe pse ato troje i qeverisë Serbia, përfshi nga Beogradi e deri në Merdare ku tani gjenden kufijtë mes dy shteteve. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".