Kriminaliteti në Brezovicë dhe Veri të Kosovës po mbështetet dhe organizohet nga Serbia!

Kriminaliteti në Brezovicë dhe Veri të Kosovës po mbështetet dhe organizohet nga Serbia!
Kriminaliteti në Brezovicë dhe Veri të Kosovës po mbështetet dhe organizohet nga Serbia!

Muhamet Kelmendi

  • 19 January 2022 - 19:00

Shkruan: ANALISTI –Muhamet Kelmendi

Kriminaliteti i organizuar në Brezovicë, sikurse edhe ai  në Veri të Kosovës janë për nga natyra të ndryshme. Ai në Brezovicë ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe me pronë, ndërsa në Veri të Kosovës kemi vepra kriminale  të ndryshme,  si të natyrës së kontrabandës, ashtu edhe veprimtari kriminale në fushën e parasë elektronike. E përbashkëta e këtyre dy llojeve të dukurive kriminale është se që të dyja  hyjnë në fushën e rëndë të veprës penale dhe se të dy krimet e kanë bazën e organizimit te "Lista srpska" dhe në Beograd.

Nuk ka dileme se kjo energji e lartë kriminale e serbëve në Brezovicë dhe në Veri të vendit, pa mbrojtje dhe përkrahje të shtetit kriminal serb, nuk do të mundë të zhvillohej me këtë intensitet dhe në këtë gjerësi. Kuptohet se veprimtaria kriminale e organizuar nga Beogradi në Kosovë, vetëm me serb, nuk do të kishte efektin e vetë financiar, për çka bëhet kriminaliteti, pa lidhje me kriminelët shqiptar. Sidomos vepra kriminale në Brezovicë ka lidhje të dukshme me shqiptarët, sepse shqiptarët kanë dhënë para dhe kanë blerë prona për të ndërtuar shtëpi dhe banesa në Brezovicë.

Po kështu duket se zhvillimi i kriminalitetit dhe kontrabandës në Veri, pa lidhjet me kontrabandistët shqiptar, nuk ecë dhe nuk mundë të zhvillohet. Mallrat që kontrabandohen nga Serbia nëpërmjet Veriut, në brendësi të Kosovës, nuk shkojnë pa kriminelët shqiptar. Ata gjenden tek politika kriminale dhe tek firmat e ndryshme tregtare me mallra në Kosovë. Këtej është ngjashmëria dhe lidhja midis krimit në Veri dhe në Brezovicë.  

Të dy këto vende të veprës kriminale të intensitetit të  lartë vijnë nga serbët të organizuar nga Beogradi dhe së bashku me shqiptarët kriminel zhvillohet në tërësi në rajon. Thjeshtë, kriminaliteti i tillë vjen nga shteti serb, organizohet dhe  udhëhiqet nga një qendër, nga  klika e Vuçiqit. Ndryshe nuk do të  kishim këtë intensitet të dukurive kriminale në këto dy vende të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".