Për 20 vite Parlamenti i Kosovës nuk debatoj për gjendjen në Sektorin e Bujqësisë.?!

Për 20 vite Parlamenti i Kosovës nuk debatoj për gjendjen në Sektorin e Bujqësisë.?!
Për 20 vite Parlamenti i Kosovës nuk debatoj për gjendjen në Sektorin e Bujqësisë.?!

Ismail Muçiqi

  • 20 January 2022 - 09:21

Shkruan:Ismail Muciqi

Që nga pasluftës së dytë botërore dega kryesore e ekonomisë të Kosovës ishte Bujqësia e cila angazhoj pjesën dërrmuese të popullatës aktive te cilët e punuan tokën për të siguruar bukën dhe prodhimet tjera për familjet e tyre. Mjerisht pas luftës nga Çlirimi i Kosovës kjo degë e ekonomisë u la pas dore dhe u shkatërrua në mënyrën më të egër që i ka ndodhur Kosovës.

Gjithandej rajoneve të Republikës së Kosovës tokat pjellore u shkatërruan përmes ndërtimit të egër duke ndërtuar objekte të betonit për interesat e individëve dhe grupeve të oligagëve politikë të cilët e kriminalizuar planin hapësinor të Kosovës.

Mund të themi se më se 70% të fuqisë aktive të popullatës me vite dhe decenie janë marrë me zhvillimin e bujqësisë dhe kultivimin e drithërave të nevojshme për ekzistencën e popullatës. Për 20 vite Parlamenti i Kosovës nuk arriti të debatojë për gjendjen në Sektorin e Bujqësisë si një ndër degët më dominonte të ekonomisë së Kosovës. Kjo bëri që me qindra e mija hektarë të sipërfaqeve më pjellore të u ndërrohet destinacioni dhe të shndërrohen në kantiere të ndërtimit të objekteve biznesor.

Ujmani dhe sistemi Iber - lepenc.

vitin 1971-1972 Institucionet e atëhershme të Kosovës përkatësisht Qeveria hartojë projektin më kapital në ndërtimin e liqenit të Ujmanit. Ky projekt u financua nga banka Botërore përmes kredisë shuma e të cilit kushtoj 301 milionë dollarë. Kapaciteti i Liqenit të Ujmanit është 40 milionë metra kub ujë brenda një viti. Ky ishte projekti më strategjik dhe më jetikë për zhvillimin dhe meliorimin e sipërfaqeve bujqësore të tokës së Kosovës. Në bazë të projektit në fjalë parashihej që të ujiten 20 mijë hektar tokë pjellore sipërfaqe këto të cilat padyshim do të trefishonin rendimentet e prodhimtareve bujqësor. Mjerisht kjo nuk ndodhi. Pasluftës ndërmarrja publike Iber-lepenc e cila u themelua për menaxhimin e sistemit të meliorimit, nuk arriti ta kryej misionin për të cilin ishte themeluar.

Në këtë ndërmarrje publike jo që nuk u ujiten 20 mijë hektar tokë por gjatë vitit që shkoj 2021 nga sipërfaqet e parapara me projektin e ujitjes nga 18 mijë hektarë të parapara u ujiten vetëm 900 hektarë, kjo tregon dështimin e vërtet të kësaj ndërmarrje publike e cila nuk u murr me misionin që i takoj por u shndërrua në byro të punësimit të militantëve partiak. Në bazë të raportit të Duditorit të Brendshëm të kësaj ndërmarrje vetëm gjatë mandatit të qeverisjes së kaluar PDK, LDK nga ish krye shefi i kësaj ndërmarrje pa konkurs u punësuan 124 persona. Anomalia edhe më e madhe ishte shpenzimi i buxhetit pa kurrfarë kriteresh morale apo ligjore. Kështu anëtarët e bordit të kësaj ndërmarrje publike dhe stafi udhëheqës i caktuan vetes të ardhurat personale mujore me shuma të larta të pa imagjinueshme. Kështu Sekretari i Ndërmarrjes është paguar me shumë prej 1600 euro Drejtori Teknik 1640 euro. Po ashtu anomalia, edhe më e madhe, Shefi i Arkives ka marr rrogë në shumë prej 1100 euro.

Auditori i Brendshëm 1760 euro, kurse Krye Shefi i Ndërmarrjes Publike ka marr rogë në shumë prej 2200 euro. Kjo do të thotë se rroga e Krye Shefit ka qenë më e lartë se e Kryeministrit të Kosovës. Këto janë anomalitë e ndodhura nëpër institucionet dhe agjencitë shtetërore të cilat në emër të Republikës së Kosovës dhe të taksa paguesve janë pasuruar në mënyrat më të ndryshme pa dhënë llogari apo përgjegjësi para ligjit. Prandaj shtrohet pyetja?.. A mund të bëhet shteti me këta të pa denjë?!... Pergjigjja dhe komenti është sot për shkak të këtyre deformimeve Kosova siguron vetëm 45% të nevojave të drithërave. Sasia tjetër mbi 50% importohet. Zoti e ndihmoftë këtë vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".