Nuk kemi politika zhvillimore dhe as politika të programuara demografike ! 

Nuk kemi politika zhvillimore dhe as politika të programuara demografike ! 
Nuk kemi politika zhvillimore dhe as politika të programuara demografike ! 

Skender Mulliqi

  • 20 January 2022 - 09:26

Shkruan: Skënder Mulliqi

Në Kosovë në vend që të merremi më politika dhe politikanë të menqur, më shumë po bëjmë politikë! Dhe , shtrohet pyetja , kush është këtu fajtori!Natyrisht së shumica do ta bëjnë fajtor pushtetet, të cilat  janë fajtore për të gjitha. Ata që  ishin për 22 vite ishin në pushtet, nuk kan mundësi të prishin më shumë, dhe as të ndreqin ama bash asgjë!

Dhe , në të dyja anët pushtetet duhet të japin përgjëgjësi .Mos të ishin sado kudo  ky  populli , gjendja  do ishte edhe më e keqe! Pasojat e kësaj gjendjeje nuk po i paguajnë ata që edhe  i shkaktuan gjitha këto të liga, por po i paguan populli! Shumë gjatë na sunduan konglomerati i komunistëve dhe neokomunisteve! Për një periudhë shumë të gjatë po ballafaqohemi më probleme të luftës dhe probleme të paqës.Dhe, deri më tash sikur nuk patem kah tia mbajmë ,zgjodhem ne mes të te lodhurëve te politikes edhe pushtetet.Keta ishin sikur gota e cila mbetet për gjysmë më ujë ose e shterruar.

Ky është shëmbull së shumë pak kemi shkuar përpara!Kemi  mbetur diku  ndërmjet socializmit dhe kapitalizmit liberal modern. Një shpresë që të dalim nga krizat ku jemi kandisur është pushtetit i ri, i cili duhet të këtë vizione te reja politike , së vetëm kështu mund të ecim përpara krah vendeve të civilizuara të Evropësë.Me struktura të reja dhe  bashkohore edhe mund të bësohet, së do të bëhët mirë në Kosovë .Shteti nuk ndërtohet kur secili i mëshon sipas tekeve tw veta! Kur askush nuk e shikon interesin e shtetit dhe te kombit, nuk ka së si të bëhët mirë vetevetiu.Shumë pak ka pasur interesim për rregullim të gjendjës shoqërore dhe politike ne vend.

Nga politikat e deritashme  shumë jemi zvogluar si komb. Shumë po ikin, dhe shumë ka rënë nataliteti .Problemi i Kosovës është së nuk kemi politika zhvillimore , nuk kemi as politika të programuara demokrafike !Duhet  bërë një redifinim të ri strategjik, për të gjitha pyetjët e parashtruara , së vetëm kështu mund të presim të ndodhin gjera të mira për qytetarë dhe për Kosovën.Na duhet  gjithashtu një statistikë e re, për të shikuar gjendjën faktike në terren ,së si dhe ku kemi mbetur më popullatë …! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".