Bashkimi serbo-shqiptar në vallen e krimit të organizuar që nuk po njeh kufij!

Bashkimi serbo-shqiptar në vallen e krimit të organizuar që nuk po njeh kufij!

Hajrullah Tërnava

  • 20 January 2022 - 12:45

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

E thëna në kriminalistikë se krimi nuk njeh kufij, tani po e arsyeton në këtë rast krimin i cili po zhvillohet në veri të Mitrovicës, si në veri njashtu edhe në jug dhe jashtë kufijve. Prandaj krimi në përgjithësi e sidomos kur bëhet fjalë për krimin “hibrid” e që është ma i theksuar në zonat e përziera ku jetojnë popullata serbe dhe shqiptare, në ato zona të veriut dhe të jugut nga grupet kriminale të përziera shqiptare dhe serbe.

Nëse duam që qyteti i Mitrovicës si në veri njashtu edhe në jug, të është i pastëruar nga krimi, institucionet e shtetit duhen të merren shumë seriozisht me këtë çështje të luftimit të krimit, dhe ti jetësojnë ligjet që janë në funksion në të gjitha pjesët e Kosovës njësoj në këto pjesë, dhe ti bëjnë planet se si të spastrohet ky qytet por edhe komunat tjera nga krimi i organizuar që ka zene rrenje qe nga paslufta , dhe e ka kapluar këtë qytet, dhe jo vetem , qoftë në pjesën veriore apo të jugut.

Tani është e kjartë situata e krijuar në ato pjesë, dhe sikur që po dëshmohet se në këto pjesë të këtij qyteti me krime që janë duke u zhvilluar janë të involvuar qytetar serb dhe shqiptar, që një kohë shumë të gjatë, qysh nga paslufta e deri me tani, në ato pjesë është zhvillua krimi në përgjithësi në mënyrë të pakontrolluar sepse nuk kanë funksionuar institucionet që e luftojnë krimin, mjerisht edhe nga të mëdhenjtë e shteteve ka dyshime se janë të përzierë për përfitimet e tyre në këto krime, dhe është e kuptueshme se pa një përkrahje nga ata, këto krime nuk do ta kishin jetëgjatësinë kaq të gjatë, prandaj ata që janë të involvuar në këto krime e kanë për qellim që të përfitojnë dhe në masë të madhe të pasurohen, sikur qe ia kanë arritur qëllimit, e në këto involvime eshte e sigurt se janë të kyçur edhe shumë politikane të niveleve të larta, si të Serbisë njashtu edhe të Kosovës se gjrtanishme, prandaj me këto vepra kriminale e që po i sjellin dëme të konsiderueshme shtetit të Kosovës dhe regjionit ne përgjithësi.

Për një luftim serioz të këtij lloji të krimit, MPB në bashkëpunim edhe me Ministrin e Drejtësisë sikur qe janë gjyqësia, prokuroria, policia, AKI etj, duhet qe ti ndërmarrin të gjitha masat e luftimit të krimit në përgjithësi, dhe sipas planeve operative të luftimit të krimit, në mënyrë të përgjithshme ti spastrojnë njëherë e përgjithmonë ato pjesë të Kosovës, dhe në të vërtetë edhe në ato pjesë të filloj të funksionojnë ligjet e Kosovës, e jo si deri me tani që ato pjesë fare nuk kanë qenë të mbikëqyrura nga institucionet e Kosovës, e as që kanë funksionuar ligjet e saja, prandaj nuk është për tu habitur pse në ato pjesë të Kosovës ka lëshua rrënjë krimi i organizuar, që tani ky lloj krimi ka dalë në sipërfaqe dhe është bërë si shembull i keq edhe për regjionin.

Por kjo çfarë ka ndodhur deri me tani në ato pjesë të Kosovës, e ka fajin e sajë politika e pazgjedhur mes Serbisë dhe Kosovës, qysh nga paslufta e deri me tani, sepse edhe sot ato pjesë janë të pa kontrolluara ashtu si duhet me ligjet e përditshme të Kosovës, e sidomos edhe mbas shumë viteve tani mbas çlirimit, ato pjesë të veriut nuk janë qeverisur apo as nuk janë vizituar nga qeveritaret kosovare, duke fillua nga ish-Kryeministrat, ish-Ministrat apo edhe keta të sotmit , e që na jep me nënkuptua se pse tani në ato pjesë ka lulëzua dhe po lulezon e rritet krimi i organizuar qe fillon atje dhe realizohet ne tere Kosoven.

Shpresat e vetme tani janë qe kjo Qeveri në pushtet, ta tregoj forcën e saje ligjore, dhe me MPB me prokurorine dhe institucionet e mekanizmat tjera që janë të specializuara për luftimin e krimit, duhen ti përgatisin planet operative të spastrimeve të atyre pjesëve ku tani po zhvillohet krimit i organizuar, dhe me njësitet e policisë të specializuara për intervenime, të llojeve çfarë i përgjigjen atyre pjesëve të territorit dhe kohës, që të jenë sa më efikas në ndalimin e burgosjen e tyre, dhe njëherit ti sigurojnë faktet dhe argumentet e shkaqeve të burgosjeve të tyre, dhe në ato intervenime të jenë të pamëshirshëm dhe te guximshëm me veprime në suaza ligjore, ti ndërmarrin masat e spastrimit të atyre pjesëve që deri me tani ishin të anashkaluar, dhe me këto veprime qytetarët ta kuptojnë se të gjithë qytetaret e Kosovës para ligjit janë të barabartë në gjithë territorin e Kosovës, dhe askush para ligjeve nuk është i privilegjuar .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".