Rregullorja e re ndëshkon deputetët mungestar, ju zbritet paga të gjithë atyre  që mungojnë pa arsye në seanca!

Rregullorja e re ndëshkon deputetët mungestar, ju zbritet paga të gjithë atyre  që mungojnë pa arsye në seanca!
Rregullorja e re ndëshkon deputetët mungestar, ju zbritet paga të gjithë atyre  që mungojnë pa arsye në seanca!

Ali Hertica

  • 20 January 2022 - 18:50

Shkruan: ANALISTI- Ali Hertica

Rregullorja e re që pret miratimin në Kuvend pritet të ketë efekt në aspektin e efikasitetit të punës në Kuvend, pikërisht në ligjvënie sepse ndryshimet e bëra parashohin sanksione që atakojnë edhe xhepin e deputetit. Me qëllim të shtimit të efikasitetit në punë dhe ashpërsimit të përgjegjësisë së deputetëve,  me rregullore është paraparë që  të ju zbritet edhe paga bazë deputetëve që mungojnë në seancë dhe rrezikojnë kuorumin. 

Kjo është legjislatura e tretë e Kuvendit të Kosovës, e cila  në kuadër  të procesit vetë iniciativë ligjvënës, e ka filluar  dhe  hartuar një rregullore të re të punës së Kuvendit, me qëllim që  ligjvënësit e zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë qytetare, të jenë  më fikas në punën e tyre, më të përgjegjshëm, por edhe më të ndërgjegjshëm për besimin e dhënë qytetar. Derisa  është raportuar për një  frymë korrekte  bashkëpunimi të  anëtarëve të komisionit përkatës më finalizimin e Rregullores së re të Punës së Kuvendit, që në realitet është një plotësim ndryshim substancial i rregullores paraprake, i harmonizuar me Ligjin për përgjegjësit ë deputetëve, atëherë duhet të shpresojmë dhe besojmë më së voni në tremujorin e parë të sesioni pranveror, Rregullorja e re do të kalon në Kuvend të dyja Leximet dhe të hyn në fuqi, në mënyrë që gjatë këtij viti, të kemi  një funksionim më efikas dhe më të përgjegjshëm të Kuvendit të Kosovës.

Do theksuar se  vitin e parë të kësaj legjislature të re, vitin 2021, ligjvënësit e  kanë përmbyllur me rezultatin më të dobët të shënuar në historikun a parlamentarizmit të Kosovës  me vetëm 36 ligje të miratuara, ose vetëm 31 për qind e numrit të projektligjeve që ishin proceduar  nga ana e Qeverisë në Kuvend. Rregullorja e re që pret miratimin në Kuvend pritet të ketë efekt në aspektin e efikasitetit të punës në Kuvend, pikërisht në ligjvënie sepse ndryshimet e bëra parashohin sanksione që atakojnë edhe xhepin e deputetit.

Me qëllim të shtimit të efikasitetit në punë dhe ashpërsimit të përgjegjësisë së deputetëve, me rregullore është paraparë që  të ju zbritet edhe paga bazë deputetëve që mungojnë në seancë dhe rrezikojnë kuorumin. Sikur që jemi mësuar të shohim spektakle në Kuvend nga puna e deritashme, mungesa e llogaridhënies dhe sjellja e pa përgjegjshme deputetëve ka bërë që shumica e seancave  të vitit të kaluar të zvarriten, të dështojnë, kështu që drejtpërdrejtë është reflektuar edhe në procesin e ligjvënies, pavarësisht pagave të majme që marrin deputetët e zgjedhur.

Me dhjetëra herë seancat e Kuvendit të Kosovës janë ndërprerë ose pikat e rendit të ditës të një seanca të caktuar janë bartur në seancat e ardhshme për shkak të mungesës së kuorumit. Përveç kësaj disa herë kanë dështuar edhe mbledhje te Kryesisë së Kuvendit po për arsyen e njëjtë. Si pasojë e sjelljes së pa përgjegjshme nga deputetët  kemi pasur një praktikë të mbrapshtë të sjelljes së deputetëve që kanë munguar pa arsye, nuk e kanë informuar as kryesinë e Kuvendit dhe as kryetarët e komisioneve  në mënyrë që të planifikohen më mirë  mbledhjet dhe procedimi i çështjeve me rëndësi në mënyrë që të mos barten e grumbullohen pikat e pa përfunduara të rendit të punës, sikur që ka ndodhur, deri në 50-6- çështje të ndryshme, projektligje, marrëveshje ndërkombëtare, emërime të anëtarëve në  institucione të pa varura e të ngjashme.

Papërgjegjësia e deputetëve në të kaluarën ka shkuar deri atje sa që në seanca kanë shkuar vetëm sa për tu nënshkruar, për mëditjen që ju ka takuar, por janë larguar, kanë ikur nga seancat në momentin kur  ka qenë e nevojshme të merret vendimi, për të votuar. Rregullorja e re këtë nuk e lejon, respektivisht e ndëshkon një sjellje të tillë të pa përgjegjshme që rrezikon efikasitetin dhe produktivitetin ligjvënës të Kuvendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".