Mjaft më gjendje të abnormalitetit, njerëzit janë lodhur dhe i kanë humbur të gjitha shpresat

Mjaft më gjendje të abnormalitetit, njerëzit janë lodhur dhe i kanë humbur të gjitha shpresat
Mjaft më gjendje të abnormalitetit, njerëzit janë lodhur dhe i kanë humbur të gjitha shpresat

Skender Mulliqi

  • 21 January 2022 - 14:37

Shkruan:Analisti- Skënder Mulliqi

Për gjithë këto vite më shumë na kaplojë frika për ekzistencë , e pa njohura për të ardhmen tonë , që është paradoksale për këtë fillim shekull..Jeta që po e bëjnë shumica në Kosovë, ka marrë përmasa jo-humane deri ne viktima nga institucionet ekekutive dhe te (pa)drejtesise duke u neperkembur!

Nëse e shikojmë perspektivën e njeriut të thjeshtë, kemi perceptime të ndryshme , por jo shumë të mira .Për këtë gjendje të krijuar jo të mirë politike , ekonomike dhe sociale dikush duhet dhënë llogari para popullit !.

Njerëzit janë lodhur , së kanë humbur shpresat , janë të frikësuar për të ardhmen e tyre dhe të Kosovës. Presionet , panjërzillëku , varfëria, pasurimet e paligjshmeria e larte ….të gjitha këto bëjnë që më skepticizem të shikohet e ardhmja e Kosovës .Sikur njerëzve nuk po ju intereson më së çka po zhvillohet , dhe së çfarë pasojash mund të këtë nga ky mos interesim i tyre !Sikur po harrojmë viktimat e fundit të luftës çlirimtare ! .

Ata nuk u flijuan për këtë gjendje hiq të mirë . Ata kanë vdekur nga plumbat e armikut, që ne të ndërtojmë shtet si duhet, të ndërtojmë shtet ku janë të lumtur të gjithë , e jo vetëm një pakicë pushtetare.

Do të duhej të hulumtojmë për mundësi të reja , që ti heqim retë e zeza si një mur bjeshke ,për të ndërtuar të ardhmen tonë këtu, e jo për të ikur ku na shohin sytë dhe na mbërrin këmbët.

Ky synim nuk është i pa arritshëm nëse të gjithë angazhohen më seriozitet të madh. .Shumë është shpenzuar energji negative .

Është koha e energjive pozitive , që duke i analizuar gabimet e shumta nga e kaluara të pushteteve despotike dhe tiranike, të ndërtojmë të ardhme më të lumtur. Mjaftë me gjendje të abnormalitetit !Kemi forca të reja dhe të shëndosha ,të cilat edhe mund të bëjnë kthesa pozitive për qytetarët dhe për Kosovën….!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".