Protestat janë mjete demokratike të veprimit popullor për realizimin e qëllimeve

Protestat janë mjete demokratike të veprimit popullor për realizimin e qëllimeve
Protestat janë mjete demokratike të veprimit popullor për realizimin e qëllimeve

Muhamet Kelmendi

  • 22 January 2022 - 14:39

Shkruan: ANALISTI –Muhamet Kelmendi

Protestat dhe manifestimet publike, si demonstratat dhe bojkotimet e ndryshme, janë mjete demokratike të shoqërive demokratike. Gjendja e rëndë kundërshtohet me mjete demokratike. Në protesta dhe në demonstrata dalin kërkesat. Rritja e çmimit të energjisë elektrike, sikundër gjendja e të punësuarve në sektorin privat dhe publik, janë fakte të mjaftueshme për protesta.

Kur kësaj ia shtojmë gjendjen në shëndetësi, atë të pensionistëve dhe të masave sociale, gjendja është më e rëndë se sa mendohet. Masat në këto gjendje dalin në protesta dhe në demonstrata. Bllokohet puna në prodhim dhe në shumë sektor, si dhe kërkohen kushtet e punës, rritja e të ardhurave personale dhe ulja e çmimeve të gjërave elementare. Manifestimet e tilla bëhen të qarta dhe të gjëra. Masat marrin pjesë në to. Paraqiten kërkesat e protestueseve dhe fillojnë negociatat me organet kompetente. Kështu duhet vepruar punëtorët edhe në sektorin privat. Atje është gjendja e rëndë, shumë e rëndë. Punëtorët janë në gjendje skllavëruese.

Në sektorin privat nuk kanë punëtorët sigurime shëndetësore dhe as pensionale. Shfrytëzohen ashpër duke punuar nga 10 orë në ditë dhe 6 ditë në javë. Këtu duhet manifestime të gjëra. Sektori privat e njeh vetëm këtë presioni. Te privatët nuk ka mjet tjetër pozitiv. Shikuar këndej dalin se protestat dhe demonstratat janë mjete të domosdoshme të qytetarëve të Kosovës. Është vonuar shumë me këto veprime të punëtorëve dhe të qytetarëve në Republikë. Koha nuk pret.

Masat duhet të protestojnë. E kjo detyrë i takon sindikatave. Mirëpo, këto po duken jo aktive në veprimet sindikaliste. Mbetet të shihet se si dhe kush do të organizon këto protesta. Në sektorin privat është pozita shumë e rëndë. Atje nuk ka ndonjë organizim të të punësuarve  dhe askush nuk është në sindikatë. Në fakt nuk ka sindikatë në këtë sektor. Është mirë që BSPK të del në ballë të protestave. Thirrja të jetë për të gjithë. Kjo duhet të ju drejtohet edhe të punësuarve në sektorin privat, veç atyre në sektorin publik, si dhe të papunëve e pensionistëve,  tërë masave  popullore. Vetëm me protesta masive realizohet qëllimet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".