Është koha t’i themi mjaft shantazhit nga Serbia dhe stop importit të mallrave serbe!

Është koha t’i themi mjaft shantazhit nga Serbia dhe stop importit të mallrave serbe!
Është koha t’i themi mjaft shantazhit nga Serbia dhe stop importit të mallrave serbe!

Dardan Grapci

  • 22 January 2022 - 17:13

Shkruan:  ANALISTI - Dardan Grapci

Reciprociteti ndaj Serbisë, nëse ky shtet nuk kthehet në binar të bashkëpunimit korrekt reciprok pa pengesa ndaj Kosovës, duhet të jetë në masën 100%, e jo sipas Rozeta Hajdarit e cila ka thënë që importi nga Serbia do të bazohet e të ketë tarifa sipas dispozitave ligjore.

-Për mendimin tim kjo i bjen që jemi okej dhe ne do të vazhdojmë ti lejomë produktet serbë të futen në Kosovë pavarësisht obstruksioneve të pa ndashme, pengesa e bllokadave që i bënë pala serbe ndaj eksportuesve kosovarë në këtë vend, madje edhe ndaj atyre që vetëm transit kalojnë nëpër Serbi. Mendoj që ky lloj qëndrimi bese realizohet është i gabuar dhe do të jetë edhe më shumë në dëm të prodhuesve vendor.

Andaj ajo se çka duhet të ndodhë në raport me Serbinë është që produktet Serbe cila do qofshin ato, të ndalohen që të hyjnë në Kosovë dhe shitja e tyre nga marketet kosovare të përjashtohet. Do të pajtohesha me ministren Hajdari në lidhje me analizën dhe diskutimin që duhet të bëhet me ekspertët vetëm për mënyrën e arsyetimit të refuzimit të prodhimeve serbë, të importit nga Serbia dhe për gjetjen e një tregu tjetër alternativ për import nga shtete të tjera të prodhimeve të së njëjës kategori të cilat deri më tani janë bërë nga prodhuesit serb.

Prandaj nëse vazhdohet në këtë mënyrë duke ia bllokuar Serbisë korridoret për eksport në Kosovë, atëherë ne të mund ta rrisim në një përqindje akoma më të madhe prodhimin vendor dhe konsumin e produkteve vendore, duke avancuar më me shpejtësi dhe ndihmuar në zgjerimin e kapaciteteve të reja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".