Kosova po ndahet në dy fronte politike, në reformatorët e rinj dhe ish-pushtetarët e korruptuar në betejë për ta ripushtuar

Kosova po ndahet në dy fronte politike, në reformatorët e rinj  dhe ish-pushtetarët e korruptuar në betejë për ta ripushtuar
Kosova po ndahet në dy fronte politike, në reformatorët e rinj  dhe ish-pushtetarët e korruptuar në betejë për ta ripushtuar

Arsim Haziri

  • 23 January 2022 - 08:53

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Skena politike në Kosovë, tashmë ofron dy pamje diamteralisht  të ndryshme dhe shumë të dallueshme në dukje dhe në veprime. Një që përfaqëson të vjetrën dhe që mbanë vulën për keq qeverisje të konsiderueshme, me veprime imorale (në kuptimin politik) dhe minimizim të sferës publike, dhe në anën tjetër kemi pamjen tjetër të grupimit politik, atë që përfaqëson logjikën e re dhe alternativën për mirëqeverisje. Qytetari ynë tashmë ka pamje të mirë, dhe mbi këto pamje ka për t'i ndërtuar edhe gjykimet dhe veprimet e tyre për riverifikimin e ri eventual  elektoral.  

Gjësendet nuk duhet edhe aq shumë me i dashtë, për shkak se përfundon duke bërë çdo gjë për t'i poseduar ato! Të vjetrit kanë thënë" duaj senet përderisa nuk e lëkundë rendin dhe karakterin e personalitetit. Për fund, gjithçka ndodhe për të ndodhë diçka tjetër! E një prej arsyeve pse shoqëritë nuk kanë konsolidim të mjaftueshëm dhe që kanë kundërthënie të mëdha, është për shkak të  lakmisë së vazhdueshme  për pushtet dhe karrierizmit në funksion si anomali shoqërore. Ko dukuri po e mundon edhe sot shoqërinë dhe shtetin tonë. Të punosh për tjetrin, është premisa mbi të cilat rrinë shoqëritë e konsoliduara. Është ndryshimi si mundësi që mund të prodhoj ndryshime, jo edhe njëjtësia e shndërruar në metodologji sepse veprimet e njëjta dërgojnë në situata të njëjta, prandaj ikja prej kësaj logjike është detyrë kategorike. Është Kosova kështu për shkak të disave  që e kanë keq qeverisur dikur dhe jo për shkak të këtyre që po e qeverisin tani së fundmi. Deshën apo nuk deshën, tash e tutje do të jetë ndryshe për dallim prej atyre që s'mendonin sikur mendonte shumica nëpër vite! Është problem me ikë nga shembulli që e ke krijuar vetë! Pra edhe bashkëjetesa politike është problem me u thye, ajo jeton edhe pse disa herë mundë të shfaqet pa prezencë fizike. Dhe për ata që kanë sunduar deri më tani, përderisa ka më shume situate sesa shpjegim, rrjedhimisht nuk ka as edhe formulë zgjidhjeje që do ta prezantonin si alternativë! Tani më dita ditës po dëshmohet seçlirimi nga hajnia ka emër,  e ai emër është Qeveria Kurti! Prej tash e tutje, në këtë dimension hajnia s'do të ketë territor sikur me qeveritë e kaluara! Skena politike në Kosovë, tashmë ofron dy pamje diametralisht të ndryshme dhe shumë të dallueshme në dukje dhe në veprime. Një që përfaqëson të vjetrën dhe që mbanë vulën për keq qeverisje të konsiderueshme, me veprime imorale (në kuptimin politik) dhe minimizim të sferës publike, dhe në anën tjetër kemi pamjen tjetër të grupimit politik, atë që përfaqëson logjikën e re dhe alternativën për mirëqeverisje. Qytetari ynë tashmë ka pamje të mirë, dhe mbi këto pamje ka për t'i ndërtuar edhe gjykimet dhe veprimet e tyre për riverifikimin e ri eventual  elektoral.gjësendet nuk duhet edhe aq shumë me i dashtë, për shkak se përfundon duke bërë çdo gjë për t'i poseduar ato! Të vjetrit kanë thënë" duaj senet për sa nuk e lëkundë rendin dhe karakterin e personalitetit". Për fund, gjithçka ndodhë për të ndodhë diçka tjetër! Këtyre që deri dje ishin në pushtet, ish pushtetarëve të korruptuar për dy dekada, që u ndëshkuan nga qytetarët me votë për kapje 20 vjeçare të shtetit, nuk ju ka mbetur gjë tjetër vetëm edhe  kjo krizë globale që  ka përfshi edhe vendete me të zhvilluara, ku më shumë e ku më pak, që ta përdori atë për ta destabilizuar funksionimin e shtetit me skenar, të zgjimit të pakënaqësisë qytetare, të prodhimit të krizave sociale, qoftë edhe në mënyrë artificiale, për ta pamundësuar qeverisjen e vendit nga qeveria aktuale dhe për ta kapur e zhvatur edhe njëherë tjetër shtetit. Kjo është  një sfidë serioze e ballafaqimit të kësaj qeverie me një projekt të tillë dhe skenar kriminal të grupeve mafioze të interesit. Pra është një furtunë me të cilën duhet ballafaquar dhe sfiduar, por duhet tejkaluar edhe këtë. Janë këto momentet më kritike nëpër të cilat po kalon Kosova, sidomos  në këtë periudhën pas shpalljes së pavarësisë, periudhë kjo që po shfrytëzohet nga grupet mafioze të veshura me politikë, për ta rimarr pushtetin dhe bishtëruar edhe për një kohë më të gjatë  ndëshkimin nga ana e drejtësisë. Sidoqoftë qytetari i njeh këta që për  dy dekada kanë sunduar dhe e kanë mbajtur shtetin e uzurpuar dhe vetëm kanë shkatërruar, andaj është e pritshme dhe e besueshme që do të përfundon me turp e me dështim, edhe thirrja e tyre për protestë kundër Qeverisë Kurti, për rrëzim apo destabilizim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".