Gjykata Komerciale është vetëm hapi i parë i fillimit të reformës në sistemin e kalbur të drejtësisë nga sekserët e SHIK-ut dhe klanit PRONTO per 20 vite!

Gjykata Komerciale është vetëm hapi i parë i fillimit të reformës në sistemin e kalbur të drejtësisë nga sekserët e SHIK-ut dhe klanit PRONTO per 20 vite!
Gjykata Komerciale është vetëm hapi i parë i fillimit të reformës në sistemin e kalbur të drejtësisë nga sekserët e SHIK-ut dhe klanit PRONTO per 20 vite!

Naim Miftari

  • 23 January 2022 - 10:45

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Është për t’u përshëndetur dhe mjaft inkurajues fakti që formimi i kësaj Gjykate Komerciale  është  ndihmuar nga USAID-di amerikan me ekspertet e vetë, gjë që  jep shpresë, se edhe pse teper ngadal gjërat po lëvizin para, por gjithsesi VETINGU mbetet ajo  shpresa kryqore që të ndikon  te pastrohet shteti dhe drejtësia nga mafia politike e ish- politikanëve të korruptuar dhe te tej-kriminalizuar ,  ashtu që shumica sot janë bërë multimilionerë. Se do të ketë shumë pengesa përgjatë rrugës me sfida,  këtë  e tregoj edhe loja e KPK-së rreth tentimit të zgjedhjes së   kryeprokurorit ku haptas po  tentohet të shkohet  në drejtimin për ta emëruar e zgjedhur një kryeprokuror të Kosovës që do të jetë KUKULL e PRONTO-mafies.

Dhe nëse  lejohet të ndodhin këso rastesh, apo këso  lloj emërimesh te ndikuara nga SHIK-u ilegal&Pronto-MAFIA e instaluar ne KGJK&KPK, atehere Qeveria Kurti duhet të dorëhiqet, pasi nuk po arrine dot , nuk po mundet t’i mban premtimet e dhenuna hapur te qytetareve per vote : ...”se shteti do të udhëhiqet nga njerëzit e pastër që e mbrojnë dhe zbatojne ligjin, shtetin ligjor dhe qytetarin pa asnje dallim”...!

Vetë emri i  ligjit, preambula e tij,  tregon se kjo gjykatë, Gjykata Komerciale, do të merret vetëm me fushën e biznesit dhe me krimet komerciale që rrjedhin nga ekonomia. Pra dhe do të punoj ndaras nga krimet tjera penale. Miratimi i kësaj gjykate me 74 deputet të Kuvendit të Kosovës, flet për mbështetje të mjaftueshme politike ndaj këtij projekti, e cila gjykatë do te bëj rendin dhe ligjin në çështjet e kontesteve të biznesit dhe të thyerjes së barrierave që deri sot ju bëheshin investimeve të jashtme nga grupet e klaneve mafioze të instaluara në sistemin e drejtësisë , në lidhje të ngushtë me krimo-politikën, barriera këtij që niseshin nga procedurat burokratike e deri te  kërkimi i haraçit. 

Ky ligj siguron lirine e  ndërmarrjeve për operim dhe konkurrencë lokale në treg,  krijon më shumë hapësirë veprimi për firmat duke ndikuar ligjërisht në  barazinë e palëve dhe të drejtën e pronës dhe të të bërit biznes, e sidomos do ta ketë efektin e vetë pozitivë në fushën e  zbatimit të e kontratave në përputhje me  ligjin dhe Kushtetutën. Kjo gjykatë do të ju ndihmoj edhe emigrantëve, qytetarëve tonë  që kanë krijuar biznese në diasporë dhe duan të investojnë në vendin tonë.

 

Ata tani e tutje, pas hyrjes së ligjit në fuqi, do të mundë ta bëjnë këtë  pa hezitim, sepse në të ardhmen një kontest gjyqësor  nuk do të zgjatë 5-6 vite kohë e më shumë, sikur që ka ndodhur deri më tani, kjo nuk do të ndodhë më normal gjithmonë e tha këtë nëse në këto gjykata vendosen njerëzit që e mbrojnë e zbatojne ligjin e mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarin pa dallim.

 

Drejtësia mundë të dështoj edhe në Gjykatën Komerciale nëse ndodhë që aksidentalisht të  instalohen, të kontrabandohen edhe në këto vende pune sekserët e Adem Grabovcit- PRONTO-s dhe sekserët krimo-politik të PDK-s, LDK-s e AAK-s,AKR-s,NSD-s, PSD-s! 

Dhe nëse ndodh kapja nga kjo strukturë mercenare e instaluar ne (pa)drejtesine kosovare,  gjërat do të vazhdojnë të jenë të njëjta sikurse deri sot,   pra do te kemi gjyqësi te kapur nga MAFIAOLIGARKIA krimo-politike ,sikur që ishte edhe më herët dhe qe eshte edhe sot , pavarësisht që  Kosova kishte ligje të mira, ligjet  ekzistuese, por ato ligje nuk implementoheshin e nuk po zbatohen as sot nga prokuroret e gjyqtaret e kapur nga krimo-politika të cilet po ia bejne avokatine krimit te organizuar duke shkelur ligjin ne dem te qytetareve te demtuar der ne viktime ngase nuk e mbronin, por e mbronin shefin e tyre dhe klanin e tyre mafioz dhe Oligarkine kriminale si dore te tyre te zgjatur dhe ne beshke-ortakeri te fshehur!

Themelimi i kësaj gjykate jep shpresë se gjërat ngadalë , por sigurt po ecin para me gjithë pengesat që po ju bëjnë elementët e ish pushtetarëve sic ishin e  jane togu i KGK dhe i KPK, e që në fakt janë vetëm lodra e mercenare te instaluar të  PRONTO-s, të SHIK- ut ilegal e parainstitucinal dhe klanit të Isa Mustafës e dicka më pak edhe të Ramush Haradinajt dhe Behxhet Pacollit...

 

Është për t’u përshëndetur shume dhe mjaft inkurajues fakti që formimi i kësaj Gjykate Komerciale  është  ndihmuar e mbeshtetur fort nga USAID-di me ekspertet e vetë, gjë që  jep shpresë per qytetaret e neperkembur kosovare, edhe pse ngadalë gjërat po lëvizin para por gjithsesi VETTINGU mbetet ajo shpresa e madhe e kryqore që të ndikon  te pastrohet shteti dhe drejtësia nga mafia krimo-politike e ish politikanëve të korruptuar e te tejkriminalizuar që shumica sot janë bërë me shume se multi-milionerë.

 

Se do të ketë shumë pengesa përgjatë rrugës me sfida, këtë  e tregoi edhe loja e kercenuese e KPK-së rreth tentimit të zgjedhjes së   krye  prokurorit ku haptas po tentohet të shkohet  në drejtimin për ta emëruar e zgjedhur një kryeprokuror të ri te Kosovës qe do të jetë KUKULL e PRONTO mafies?!!!

 

Dhe nëse lejohet të ndodhin edhe këso rastesh apo këso lloj emërimesh kercenuese per drejtesine ne vend dhe deri edhe kriminale , atehere Qeveria Kurti duhet të dorëhiqet, pasi nuk po di e do  apo nuk po mund t’i mban premtimet ndaj qytetareve te cilet me mbi 50% te tyre ia dhane voten pas premtimit dhe thirrjes :... “ sa pas fitores se Kurtit , shteti do të udhëhiqet nga njerëzit e pastër që e mbrojnë dhe zbatojne ligjin, shtetin ligjor dhe drejtesine per te gjithe qytetaret pa dallim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".