
Demokracia është mjet i klasës në pushtet!


Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI –Muhamet Kelmendi
Demokracia si instrument i sundimit në një shoqëri nuk është mjet përballë sistemit politiko-shoqëror socialist dhe atij kapitalist. Në të dy sistemet, në forma të ndryshme, i shërben demokracia klasës në pushtet për t'i realizuar synimet e veta klasore. Në socializëm, si fazë të parë të komunizmit, i shërben klasës punëtore dhe fshatarësisë për të ndërtuar pushtetin e klasës punëtore kuptohet të shtetit, i cili e mbron vetveten me anën e forcës, duke punuar e shuan gradualisht pushtetin e vetë shoqëror?
Në kapitalizëm i shërben demokracia klasës borgjeze për të ndërtuar dhe mbrojtur pushtetin, qoftë edhe me forcën e armëve, duke krijuar e mbrojtur demokracinë formale që shprehet me liri dhe me barazi para ligjit, si dhe duke i futur gjithashtu ne formën e sundimit edhe elementet sociale të shtetit, si formë e pushtetit.
Demokracia si instrument i sundimit nuk është ideologji politike e veçantë nga vijnë dhe ndërtohen sistemet ekonomiko-shoqërore, përkatësisht formacionet. Demokracia nuk është sistem politik i ndonjë klase në pushtet. Është thjeshtë mjet i klasës në pushtet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".