Skandalet e qeverisjeve për dy dekada në mandatet e kaluara po shpërthejnë  në mandatin e Qeverisë Kurti sikur bombat e montuara!

Skandalet e qeverisjeve për dy dekada në mandatet e kaluara po shpërthejnë  në mandatin e Qeverisë Kurti sikur bombat e montuara!
Skandalet e qeverisjeve për dy dekada në mandatet e kaluara po shpërthejnë  në mandatin e Qeverisë Kurti sikur bombat e montuara!

Arsim Haziri

  • 26 January 2022 - 17:29

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Këtë të vërtetë  po mundohet ta kamuflojnë e mbulojnë me zhurma të frikshme ish pushtetarët por nuk mbulohet dot, këtë  të vërtetë të dhimbshme  e  dinë qytetarët sepse ata e pësuan duke përjetuar  një keçë qeverisje njëzet vjeçare, për të cilën ata që janë përgjegjës sot  po mundohen të shfajësohen  për veten e tyre duke abuzuar dhe  duke e akuzuar qeverinë me kohëzgjatje  as një vjeçare, me planet dhe projektet që janë krejtësisht në fazën fillestare.

Partitë politike duhet ta kuptojnë përfundimisht se mandatin e popullit e kanë për t'ia rregulluat jetën popullit, për të sjellë progres kolektiv veçanërisht në kohët e sotme kur vendi ballafaqohet me krizë të rënd globale. Parlamenti ynë mbahet mend si institucion i cili ka kaluar apo jo marrëveshje pa ndonjë arsye dhe kjo logjikë natyrisht se ka përbërë sabotazh në aspektin e zhvillimit dhe krijimit të perspektivës së përgjithshme, dhe sipas këtij botëkuptimi konkludoj se qytetarët duhet të jenë më të mprehtë e të mos mbështesin subjekte politike ku nuk konkretizohet kërkesa e tyre. Këtë logjikë duhet ta dinë partitë opozitare dhe duke qenë rëndësi e sistemit demokratik, nuk duhet që qëndrimet e tyre t'i shtyjnë sipas inateve e mos leverdisë sociale.

Tani me të drejtë shtrohet pyetja se pse i gjithë ky mllef ndaj kësaj qeverie, një Qeveri e cila realisht ende nuk e ka bërë një vit të  plotë efektiv të qeverisjes. Është jashtë çdo logjike dhe kuptimi që  nga kjo qeveri, e cila përbëhet komplet nga një parti politike e cila për herë të parë  ka marr pushtet në këtë nivel, të kërkohen e të bëhen krahasime me të kaluarën në fushën e vazhdimit të së keqes. Secili që ka logjikë  të shëndoshë politike e profesionale duhet ta shoh realitetin me sy dhe të vlerëson drejtë dhe  me qasje objektive ndaj realitetit aktual e jo nga baza e urrejtjes.

Gabimet në qeverisjen e opozitës gjatë qeverisjes së vetë nuk mundë ti faturohen një qeverie  të re me përfaqësim politik të pa sprovuar dhe të pa dëshmuar në qeverisjen e vendit, por që synon  ndryshim substancial me besimin e madh elektoral që e ka fituar.

Nuk ka ndodhur dhe as që mundë të ndodhë në ndonjë vend të botës  që problemet e grumbulluara  me dekada, sikur që është rasti I Kosovës në këto  20 vitet e fundit, të kërkohet e të zgjidhen me automatizëm brenda një viti. Kjo është kërkesë banale dhe jo reale sepse këto problem që  I ka gjetur Qeveria Kurti, nuk mundë të zgjidhej as për një vit e as për një mandat të plotë 4 vjeçar. Mundë të fillohet  një ndryshim real pozitiv I prekshëm por zgjidhja e kënaqshme e problemeve të grumbulluara  për dy dekada do të kërkon kohë e vite, e ndoshta edhe përtej dy mandateve të qeverisjes  me program real zhvillimor për të sanuar dy dekada të qeverisjes së dështuar e të korruptuar.

Kjo lojë e cila ka ditë që po luhet nga opozita kosovare në parlament, fajësimi i Qeverisë Kurti  për mungesë rryme apo ngritjen e çmimit, është një lojë banale  amorale, sepse realiteti është i dukshëm,  më së pakut është përgjegjëse kjo qeveri, përgjegjësia dhe shkaku duhet kërkuar tek qeveritarët e përbërjes së kaluar nga mandate në mandat në mënyrë aktive retroaktive. Skandalet dhe pasojat e qeverisjeve të dështuara në mandatet e kaluara po shpërthejnë tani në mandatin e Qeverisë Kurti sikur të ishin bomba të montuara. Sido që të jetë e vërteta duhet dhe do të hulumtohet e dokumentohet për tu dëshmuar dhe prezantuar. Qytetarët janë mjaftueshëm të vetëdijesuar, dhe ata që deri dje ishin në pushte mundë të jenë arrogant e të zhurmshëm por nuk do të arrijnë për të mashtruar sepse populli ka kërkuar ndryshime, e ndryshimet erdhën duke votuar për ti ndëshkuar ata që vullnetin dhe besimin e dhënë në të kaluarën e kanë abuzuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".