Kapja e Sundimi i Kosovës nga mafio-politika për dy dekada e ka shkatërruar edhe sistemin shëndetësor, mjekët më të mirë ja kanë  mësyrë perëndimit

Kapja e Sundimi i Kosovës nga mafio-politika për dy dekada e ka shkatërruar edhe sistemin shëndetësor, mjekët më të mirë ja kanë  mësyrë perëndimit
Kapja e Sundimi i Kosovës nga mafio-politika për dy dekada e ka shkatërruar edhe sistemin shëndetësor, mjekët më të mirë ja kanë  mësyrë perëndimit

Dardan Grapci

  • 27 January 2022 - 17:31

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Keq qeverisja nga pushtetarët e mëparshëm, korrupsioni dhe mos funksionalizimi i mjekësisë dhe i spitaleve, ka bërë që shumë mjek të fushave me peshë tepër të madhe për nevojat e Kosovës, ta lëshojnë  vendin për një punë më të mirë, pagë më të mirë dhe jetë më të mirë në vendet e BE-së, sidomos në Gjermani. Prandaj mjekët specialist, profesionist dhe familjar të zhgënjyer, pasi që e kanë parë se Qeveria nuk ka qenë e interesuar ti ndihmon, kanë vendosur që të largohen nga Kosova.



Fenomeni i largimit të kuadrit shëndetësor nga Kosova, pore dhe të profesioneve të tjerë me rëndësi, po e sfidon seriozisht qeverinë e tashme të Kosovës. Qeveria Kurti duhet ta mbaj premtimin të cilin e kanë dhen gjatë fushatës parazgjedhore në Shkurt të vitit të kaluar (2021). Ndryshe largimi i mjekëve ekspertëve deficitar  të fushave të ndryshme do të vazhdojnë të largohen edhe në këtë vit dhe vitet tjera, nëse Albin Kurti në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punës e Mirëqenies Sociale, nuk ju krijojnë kushte adekuate, sidomos tani gjatë pandemisë në të  cilën po kalon Kosova. Mos të harrojmë që ka shumë mjek dhe infermier që janë vetë larguar nga puna për shkak të kushteve të këqija dhe orarit të stërzgjatur. Për këtë gjendje të krijuar me dekada, ish pushtetarët për habi dhe për turpin që nuk e njohin, janë duke e akuzuar e kritikuar Qeverinë Kurti duke bërë çmos për ta destabilizuar, pamundësuar për të funksionuar dhe eventualisht ne protesta për ta rrëzuar e kapur pushtetin. Ata e kanë kuptuar shumë më herët që  për zhvatjen e shtetit në dy dekadat e kaluara, do të ndëshkohen një ditë nga drejtësia, sepse ata akoma e vazhdojnë zanatin e tyre edhe nga opozita.  

Janë qytetarët dhe individët e ndryshëm që këta pushtetar i shfrytëzojnë dhe i korruptojnë për qëllimet e tyre familjare ose biznesore. Edhe pse thuajse kanë kaluar afër 14 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, asnjë deputet, kryeministër apo president në Kosovë nuk është dënuar qoftë edhe me 6 muaj burgim për të këqijat që ia kanë sjellë Kosovës.

 

 Derisa peshqit e mëdhenj në politik nuk arrestohen, ata që e kanë shkatërruar shëndetësinë, ekonominë, arsimin e drejtësinë, pse atëherë presim që të arrestohen pijunat e krimo-politikës? Kosova nga viti 2021 e deri me sot krizën më të madhe e ka fituar nga  ish pushtetarët politik siç janë - PDK,LDK,AAK,AKR,NISMA etj. Sepse po të kishin bashkëpunuar që së paku t’ja sjellin popullit një lehtësim nga kjo krize globale e infektimit, sot nuk kishin pasur nevojë që të rikthehen masat dhe as të shtrenjtohet rryma.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".