Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi akuzohet për keqpërdorim shkaku i qëndrimeve të tij politike 

Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi akuzohet për keqpërdorim shkaku i qëndrimeve të tij politike 
Deputeti shqiptar në parlamentin serb Shaip Kamberi akuzohet për keqpërdorim shkaku i qëndrimeve të tij politike 

Muhamet Kelmendi

  • 28 January 2022 - 12:13

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Pozita e shqiptarëve në Serbi është e rëndë. Në Luginën e Preshevës janë kompetencat e ngushtuara të komunave shqiptare.  Papunësia është e lartë. Gjendja sociale e rëndë dhe të drejtat nacionale e demokratike të kufizuara. Edhe në Kuvendin serb ka qëndrime shumë të ashpra kundër shqiptarëve. I tërë shteti është  mobilizuar kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Ofendimet ndaj shqiptarëve janë të rënda. Deri edhe emrin shqiptar e kanë ndryshuar në "shiptari" dhe e kanë bërë ligjore. Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, z.Shaip Kamberi, i ka pasur disa qëndrime shumë të qarta dhe të drejtuara për mbrojtjen demokratike të kombit. Edhe për pozitën e shqiptarëve, të qytetarëve muslimano-shqiptar në Sanxhak ka diskutuar. Me fakte tregoi se si po ofendohet kombi. E mohoj dhe kundërshtoj thirrjen "shiptari" etj.etj. Këto e kanë  sjellë në konflikt me pushtetin, si Daçic, Vulin dhe Vuçic.  Qëndrimet e z.Kamberi në Kuvend nuk lejohen aq thjeshtë të kalojnë nga shteti serb. Ka qenë dhe është e pritshme që të veprohet kundër z.Kamberi.

Veprimet nuk do të paraqiten në fushën politike. U gjetën keqpërdorimi i pozitës si kryetar në komunën e Bujanovci. Me këtë u hapen hetimet nga Prokuroria Speciale në Nish dhe me siguri se edhe do të akuzohet e ndoshta edhe të dënohet për keqpërdorim, si mjet, por me bazë politike. Natyrisht se qëllimi është politik. 

Angazhimi i z.Kamberi në mbrojtjen demokratike të kombit shqiptar dhe atij muslinano-shqiptar në Sanxhak është baza e ndjekjes penale. Fare nuk ka keqpërdorim të pozitës nga z.Kamberi.  Faktikisht kjo që thuhet se me para, mjete ne komune ka bërë kontratë nuk është vepër penale, tërë kohën sa parashihen klauzolat në kontratë mbi kohën dhe mënyrën e ekzekutimit të saj. Pra, qëllimi është politik. Shteti serb donë për ta dënuar z.Kamberi për qëndrimet që i ka dhe i ka  paraqiti në Kuvendin serb. Asnjë fakt nuk është tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".