Tash është momenti vendimtar për goditjen në kokë të strukturave kriminale të SHIK-ut në sistemin e drejtësisë

Tash është momenti vendimtar për goditjen në kokë të strukturave kriminale të SHIK-ut në sistemin e drejtësisë

Gani Qarri

  • 30 January 2022 - 08:59

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Me rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, është momenti vendimtar, që të fillojë edhe spastrimi i njëmendtë i këtij institucioni, që është themeli i sistemit të drejtësisë, një drejtësie të kapur e të ndikuar, tash e dy dekada me radhë, nga politika, struktura e shtresuar e zyrtarëve të inkriminuar dhe prokurorëve të deleguar e të emëruar nga SHIK-u , që nga koha e UNMIK-ut, dhe mandati i EULEX-it, për të vazhduar kontinuitetin e kapjes edhe në 13 vitet e fundit, të pas pavarësisë së shtetit të Kosovës nga politika e kriminalizuar në vend.

Kryeprokurori i ri i shtetit, jo vetëm synohet, por kësaj radhe edhe duhet medoemos të zgjidhet vetëm me ligjin e ri për Këshillin Prokurorial, e këtë e imponon dhe bënë të pa tejkalueshme vet mënyra banditeske e katapultimit të paligjshëm të Aleksandër Lumezit nga Klani Pronto, në pozitën e kryeprokurorit, edhe pse ai, asokohe, përveç dyshimit për mungesën e provimit të juridikaturës, ishte edhe nën hetime për planifikim në vrasje dhe përfshirje në korrupsion, lëndë e cila i ishte besuar, kandidatit aktual për Kryeprokuror të Shtetit, prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës z. Armend Hamiti. E se prokurori Hamiti është kandidati më serioz dhe më meritori nga të gjithë të tjerët, për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, e vërteton edhe fakti tjetër, se përveç hetimit të Aleksandër Lumezit për planifikim në vrasje dhe përfshirje në korrupsion, para se ai të bëhej kryeprokuror me 2015, lëndë të cilën, me tu katapultuar nga Klani Pronto, në postin e kryeprokurorit,Lumezi ia kishte marrë prokurorit Hamiti, për ta heshtur, pa asnjë shpjegim, nga ajo kohë e deri më sot, Armend Hamiti edhe derisa shteti i kapur i Kosovës, udhëhiqej nga partitë e inkriminuara, të cilat e kishin nxitur edhe harraqin e fajdenë kudo në Kosovë, kishte marrë guximin, që të ngrinte aktakuzën edhe kundër grupit të Ismet Osmanit, të njohur si “Curri” dhe katër personave të tjerë, që të gjithë autor të veprave penale për fajde, mashtrim, detyrim etj,të lidhur ngusht me politikanët më të lartë të PDK-së dhe shtetit, duke kërkuar konfiskimin e pasurisë së paligjshme, si dhe kishte ngritur aktakuzë edhe kundër katër të dyshuarve serb e malazez për disa vepra penale, përkundër vëllazërisë që Thaçit & Co kishin krijuar me Aleksandër Vuçiqin. Me rastin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit, është momenti vendimtar, që të fillojë edhe spastrimi i njëmendtë i këtij institucioni, që është themeli i sistemit të drejtësisë, një drejtësie të kapur e të ndikuar, tash e dy dekada me radhë, nga politika, struktura e shtresuar e zyrtarëve të inkriminuar dhe prokurorëve të deleguar e të emëruar nga SHIK-u , që nga koha e UNMIK-ut, dhe mandati i EULEX-it, për të vazhduar kontinuitetin e kapjes edhe në 13 vitet e fundit, të pas pavarësisë së shtetit të Kosovës nga politika e kriminalizuar në vend. Prandaj nëse një prokuror si z. Armend Hamiti emërohet Kryeprokuror i Shtetit, përveç tjerash, ai do ta riaktivizonte serish edhe lëndën e mbetur në gjysmë kundër Aleksandër Lumezit, për ta zbardhur deri në fund enigmën e involvimit të tij në vepra të kundërligjshme penale, hetim i cili përveç planifikimit në vrasje dhe përfshirjes në korrupsion, duhet të zgjerohet edhe me akuzën për mos zbatim të ligjit, shkelje të detyrës zyrtare dhe mos pengimin e krimit të organizuar, përfshi faljen e dhjetëra mijë hektarëve tokë të Kosovës, nga Thaçi & Co, vendeve hegjemoniste fqinje si FYROM-i dhe Mali i Zi, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kundër kushtetuese për asociacionin një etnik serb me kompetenca ekzekutive dhe bosnjëzimin e Kosovës. Zgjedhja e njerëzve si Armend Hamiti në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, duhet të ndodhë edhe për faktin se zbatimi i ligjeve të reformës paraqet sfida të atilla të cilat mund të tejkalohen vetëm nga personalitete me vendosmëri e guxim të lart veprues dhe koordinimeve institucionale, si kusht për përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kushtetuese, që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me funksionimin e rregullt të sistemit të drejtësisë duke rritur transparencën e punës dhe mirëfunksionimin e dikastereve të saj si institucioni më i rëndësishëm, në zbatimin permanent të rendit e të ligjit, në Republikën e Kosovës. Prandaj për identifikimin dhe seleksionimin më të mirë të kandidatëve adekuat për këtë pozitë, do të ndihmonte pjesëmarrja në monitorim edhe e ndërkombëtarëve, nga ambasadat e shteteve më të fuqishme mike, që në vijimësi e kanë ndihmur Kosovën dhe mbështetur ndërtimin e këtij sistemi në vendin tonë, sikur që janë SHBA-të, Britania e madhe, Gjermania etj, shtete këto të cilat kanë përvojë të gjatë në drejtësi dhe kanë investuar shumë edhe me ekspertiza ligjore e profesionale duke ofruar në vijimësi edhe mbështetje të pa kursyeshme materiale dhe organizuar fushata trajnimi moral dhe edukimi profesional për prokurorët dhe gjyqtarët e ri të shtetit të Kosovës. Siç dihet në këtë fazë fillestare emrat e atyre që pritet të konkurrojnë për Kryeprokuror, janë; Blerim Isufaj aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, Kujtim Munishi kryeprokuror i Prishtinës, Shqipdon Fazliu koordinator për luftimin e krimeve ekonomike dhe ish prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës,  Armend Hamiti nga Mitrovica, i cili ,siç u cek edhe më lart, i pari kishte marrë guximin ta hetonte Aleksandër Lumezin, kishte ngritur aktakuzën edhe kundër Ismet Osmanit, të njohur si “Curri” dhe katër bashkëpunëtorëve të tij të gjithë të lidhur ngushtë me politikanë dhe udhëheqësit më të lart të shtetit, si dhe kishte ngritur aktakuzë edhe kundër katër serbëve e malazezëve të dyshuar për disa vepra penale, pra njëri nga prokurorët më të guximshëm që aktualisht ka Kosova, i cili tanimë ka konfirmuar se do të jetë kandidate për Kryeprokuror të Shtetit.

E nëse z. Hamiti zgjidhet Kryeprokuror i Shtetit, ai përveçse do ta riaktivizonte lëndën e mbetur në gjysmë kundër Aleksandër Lumezit, për planifikim në vrasje dhe përfshirje në korrupsion, do ta zgjerohet padinë kundër tij edhe për mos zbatimin e ligjit, shkeljen e detyrës zyrtare dhe mos pengimin e krimit të organizuar, përfshi faljen e dhjetëra mijë hektarëve tokë të Kosovës, nga Thaçi & Co, vendeve hegjemoniste fqinje si FYROM-i dhe Mali i Zi, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kundër kushtetuese nga Thaçi dhe Mustafa, të cilat rrezikojnë rregullimin e brendshëm, integritetin territorial dhe vet shtetin e Kosovës. Siç dihet tanimë, konkursi është hapur më 17 janar të këtij viti, pasi që mandati 7-vjeçar i kryeprokurorit aktual, Aleksandër Lumezit përfundon më 21 prill 2022, ndaj ardhja kësaj radhe, në krye të KPK-së e një personaliteti të guximshëm dhe të pa ndikuar nga SHIK-u e nëntoka e krimit të organizuar, si z. Armend Hamiti do të ishte me rëndësi të pazëvendësueshme dhe jetike për mbarë vendin, për ta quar përpara procesin e reformës në sistemin e kalbur të drejtësisë, sidomos kur dihet fakti se përbërja e tashme e KPK-s dhe vet KGJK-së, janë pozicionuar hapur, kundër Ligjit Vetting duke provuar për ta penguar me çdo mënyrë, reformën në drejtësi, duke mos bashkëpunuar në kuadër të grupit punues i cili, sapo ka finalizuar draftin e ligjit, ka marrë edhe komentet e para pozitive nga vet komisioni i Venecias.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".