Perëndimi ti kthehet politikës së vlerave me principe të shëndosha për ta shpëtuar botën kërcënimi i luftës së re të imponuar prej parasë së pistë dhe korrupsionit që po e dominojnë globin

Perëndimi ti kthehet politikës së vlerave me principe të shëndosha për ta shpëtuar botën kërcënimi i luftës së re të imponuar prej parasë së pistë dhe korrupsionit që po e dominojnë globin
Perëndimi ti kthehet politikës së vlerave me principe të shëndosha për ta shpëtuar botën kërcënimi i luftës së re të imponuar prej parasë së pistë dhe korrupsionit që po e dominojnë globin

Dr. Hysni Aliu

  • 31 January 2022 - 13:12

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

-Situata në botë, është mjaft e komplikuar. Jemi në prag të një lufte në mes Ukrainës dhe Rusisë, luftë e cila do e atakonte mbar Evropën e ndoshta edhe botën. Por, shtrohet një pyetje, se cilat janë arsyet e një situata që e ka sjellë botën buzë luftës së tretë botërore. Para disa jave, unë kisha një sesion me një klient ne kliniken time private, dhe ne bisedë e sipër kur i kisha propozuar disa teste psikologjie  që do të përcaktonin më mirë gjendjen psikologjike, klienti, pasi që ishte njoftuar me dytësorin, erdhi i acaruar në takim, dhe më tha” doktor, unë nuk i bej ato teste, dhe pasi që unë të paguaj për vizitat e mia, atëherë, duhet të shkojmë përpara në bazë të kushteve të mia” . Ishte një moment i vështirë për mua, sepse nuk dua që me klient të kam dallime në qasje, por pasi që u sfiduan vlerat e mia si njeri, dinjiteti im njerëzor , intelektual e profesional, u detyrova të reagoj. I thash kështu” klient i nderuar, e kuptoj shqetësimin tënd se një diagnozë e tillë mundet të duket si njollosje, por është shumë më e rëndësishme që të trajtohet sëmundja sesa të luftosh për ta fshehur një gjë që ndoshta ekziston. Kështu ti po punon kundër vetvetes.

 E sa i përket pjesës së dytë, dua të tregoj, që unë kam një dinjitet njerëzore, dhe profesional, i cili nuk i nënshtrohet para  e as nuk e përcakton paraja, edhe sikur kjo vlerë të jetë me miliona, andaj pa keqardhje unë e zgjedh punën time me profesionalizëm e jo diktatin që vjen nga paraja, sepse një vendim ndryshe do të ishte shkatërrues  për mua dhe jetën e klientëve të mi”  Klienti nuk e priti këtë përgjigje, andaj i dëshpëruar u largua, dhe kontakti përfundoj aty.  Pra, unë humba mijëra euro sepse ishte në pyetje një trajtim afatgjatë, por, fitoi vlera njerëzore dhe profesionalizmi, e si rrjedhojë në afat më të gjatë edhe  klienti, i cili herët apo vonë do e kupton që kam qenë në anën e ti. E tregova këtë rast, sepse bota është pran një lufte, pikërisht për shkak se antivlerat, paraja e pistë dhe korrupsioni pasi po dominojnë në botë, andaj po cenohet liria e secilit nga ne e madje edhe të porsalindurve.  Çdo gjë fillon nga individi e përfundon tek shoqëria. Ne disa shkrime te miat disa vite me herët, pata tërhequr vërejtjen se, nëse antivlerat dhe politika pa principe vazhdojnë ta udhëheqin botën, atëherë bota do të shkoj kah lufta e tretë botërore. Atëherë pata parashikuar që nëse Trump do të fitonte mandatin e dytë, lufta do të filloj më së largëti në fund të mandatit të tij të dytë.  

Tani, fatmirësisht, kemi një administratë të re që nuk e përqafoj tërësisht politikën Trump, por  mori pjesët e mira të asaj qeverisje duke i hedhe poshtë anët e dëmshme të asaj politike, e cila politike  bazohej në një rregull” je i mirë nëse je në anën time, pa marrë parasysh se kush je dhe si vepron” . Ajo politikë e beri mik edhe Putinin, edhe Vuçiqin edhe shumë të tjerë që janë thelbi i diktaturës dhe antivlerë në botë. Nëse lexoni shkrimet e mia në 7 vitet e fundit, unë kam theksuar vazhdimisht se Serbia është fronti i parë i Rusisë ne raport me perëndimin, front në të cilin Rusia ka bërë testet e para në lidhje me atë se si do të reagon perëndimi në rast të një kërcënimi nga lindja.  Perëndimi u sfidua nga Rusia gjatë tërë kohës në veriun e Kosovës, duke u turpëruar në një fazë edhe ushtarët e NATOS, të cilët u detyruan të largonin zhavorrin e hedhur nga banditet serb për bllokimin e rrugëve në veri.

NATO u testua gjatë tërë kohës nga Serbia dhe Rusia, ku Serbia vazhdimisht thoshte që do të sulmoj Kosovën, me ushtri, duke e nënçmuar plotësisht prezencën e NATOS  në veri. Ata ofruan ushtrinë dhe fluturuan mbi kokën e ushtarëve të KFORIT me aeroplan ruse e helikopterë luftarak, sikurse NATO mos të ekzistonte në atë vend. Po çka ndodhi pas kësaj? U mbajt një takim në Bruksel, ku u morën vesh për targat, një marrëveshje 6 mujore, dhe ku Serbia duke ju falënderua aeroplanëve rus e ushtrisë në Kufirin e Kosovës, nga BE ja mori premtimin për hapjen e disa kapitujve të ri dhe ju premtua që asociacioni i komunave serbe në Kosovë do të jetë temë kryesore në bisedat e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë, pra qe do të thotë ndarja e Kosovës.  BE ja negocioi me Serbinë tërë ditën, pasi që negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë kishin përfunduar dhe marrëveshja për targat ishte arritur, sepse Serbia nuk pranonte marrëveshje të atillë para se BE-ja ta paguaj haraçin  për lëshuarjen pe të Serbisë. 

Në fund, pasi u kryen të gjitha, Vuçiq , deklaroi, “ kemi luajt një lojë të mirë, dhe i shfrytëzuan edhe disa gabime të palës Kosovare”, pra Vuçiq, e konsideron lojë kërcënimin me luftë, dhe kërcënimin ndaj ushtarëve të KFOR it. E cili ishte reagimi i perëndimit? Ata i ofruan benefite Serbisë për një sjellje te tillë, hapje e kapitujve, më shumë para të taksapaguesve Evropian e benefite të tjera.  Pra, sërish, perëndimi tregoj  që është i shantazhueshëm andaj testi Rus ishte pozitiv, si rrjedhojë, shantazhi duhet të vazhdonte. Dhe ashtu ndodhi, Rusia ju vërsul kufirit të Ukrainës, në të njëjtën mënyre sikurse Serbia Kosovës, dhe si rrjedhoje dërgoj kërkesat për ta nënshtruar perëndimin. Pra, një sjellje e keqe e Serbisë, e shpaguar nga BE e Borrel, e solli sjelljen e keqe të Rusisë që tani më po kërcënon tërë Evropën. Ata bënë kërkesa maksimale, në mënyrë që të nxjerrin minimumin. Që do të mjaftonte për ta. 

Unë kaherë kam kritikuar politiken e ish kancelares Merkel, për të cilën kam një simpati të veçantë për shkake të vlerave të saja njerëzore, por  e kam kritikuar sepse e kam vërejtur  që po bënë paqe me dreqin, pra Serbinë e Rusinë, duke e fut Serbinë në gjirin e BE së dhe duke ofruar mundësinë Rusisë për  gazsjellësin rusë, e shumë gjëra të tjera që në afat më të gjate kanë bërë dëm të madh Evropës dhe botës. E di që shumëkush është befasuar me këtë qasje timen, por tani koha po tregon që kam pasur të drejtë, dhe se politika Merkel në afat më të gjatë ka qenë e dëmshme për perëndimin. Unë besoj shumë që perëndimi duhet ti kthehet politikës së vlerave dhe principeve të shëndosha, ku vlerat nuk përcaktohen nga paraja por nga puna e mirë, e dinjitetshme dhe mirëqenia e shoqërisë, e cila pastaj sjell edhe paranë, por një para të pastër e jo të pistë që herët a vonë shkakton toksicitet tek mbar njerëzimi. 

Kryeministri i Kosovës së bashku me kryetaren e Kosovës, janë  përfaqësues te politikës perëndimore që bazohet në vlera, andaj ne si  shqiptarë, duhet të jemi krenarë që madje edhe më herët se Evropianët e vërejtën që antivlera duhet të largohet nga pushteti dhe e bëmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Albin Kurti, nuk bënë pazar me dreqin, andaj është halë në sy pikërisht i antivlerave që po kërcënojnë rrënimin e demokracisë perëndimore. Gjersa më herët, shoqërinë e kërcënonte korrupsioni aktiv, tani botën po e kërcënon korrupsioni pasiv modern, dhe këtë  duhet ta dimë ta luftojmë përndryshe perëndimi do të shembet nga vetvetja, pra nga armiqtë e vetë të brendshëm. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".