Këto janë aleancat e turpshme për shkatërrim të shtetit

Këto janë aleancat e turpshme për shkatërrim të shtetit
Këto janë aleancat e turpshme për shkatërrim të shtetit

Shefik Shkodra

  • 31 January 2022 - 13:18

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

Protestat janë e drejtë e pamohueshme e herë herë të domosdoshme. Reagimet në rrugë masa i bën për çështje pa pajtueshmërie me shtetin në politikë, për të drejtat njerëzore, sociale, kulturore, etj. Po këtë herë, protesta kundër rritjes së çmimit  të rrymës, nën organizimin e një tipi të përjashtuar e të devalvuar edhe si parti nga qytetarët (në zgjedhje), ngrit dilemë se nuk është krejt nga Dardan Molliqaj.

Pajtohem me mendimin e të gjithë atyre se opozita (PDK LDK AAK, etj.) janë pjesë e një proteste në emër të një shkaku të (pa)arsyeshëm. Gjithsesi jam i atij mendimi që e kemi përsëritur disa herë se, kjo opozitë nuk është për ndërtimin e shtetin të pavarur të Kosovës. Në ndihmën e këtyre janë mediet private sidomos portalet, por edhe televizionet. Një vokabular i pa filtruar nga rruga, pa një kulturë dhe pa etikë, shumë vulgar po i hidhet për çdo ditë pozitës dhe kryeministrit.

Vjen pyetja, çfarë po ndodh? Pse kaq urrejtje? Duhet ta dimë një kryesore: si opozitë nesër nuk  keni aftësi për të zëvendësuar këto institucione. Jeni shumë të paaftë vetë ju. As në politikë të brendshme e as në atë të jashtme, nuk keni treguar aftësi deri në këto ditë. Ju lavdëroheni, secili prej jush, por praktikisht mbeteni në të kaluarën. Në politikën e brendshme jeni nepotistë e plaçkitës. Sikur e dinë të gjithë. Jeni manipulatorë e populistë. Jeni frikacakë e puthadorë, vetëm për pushtet.

Jeni (shumica) me dosje për kriminalitet e korrupsion. Nuk dëshironi unitet edhe për bisedimet në dialog me Serbinë. Jeni shfrenuar dhe doni ju ta fundosni Kosovën. Shumë kokorisje pa vend e pa arsye: "rrenc", "ti ke premtuar..." , "ky është i pa shkollë, duron tash", "ky është tradhtar", "ky është frikacak", etj. bizarreri, e që të gjitha këto epitete dhe të tjera janë të këtyre grupeve të lidhura me opozitën e sotme, me liderët e tyre dhe me Lista Srpska. Ka njerëz të cilët e ndiejnë veten të rënduar pa këtë "srpska" dhe bashkë me të të vejnë në nishan pushke nuk mund të fajësohen të tjerët.

Tash po shihen vetë një nga një, si ata nga partitë opozitare me një mori shpifjesh, edhe mediet e paguara, me të njëjtin zhargon. Po. "Qesin fall" se çka do të bëhet. Zori është për pushtet dhe rrëzuara e kësaj qeverie, sa më shpejtë. ..sepse s'po kanë durim. Po shohin veten në "vagë" të matur. E ju të opozitës?! Si është e mundur që guri mbi gurë të mos leni, vetëm e vetëm që të ngriheni në pushtet. Ku e gjetët një Dardan Molliqi që t'i bashkoheni në protestë? Krejtësisht e qartë për ata që pak i përcjellin ngjarjet te ne. Një njeriu i cili nuk ka kurrfarë kredibiliteti as pozite shtetërore. Një njeri i cili bart helm kundër VV dhe liderit të saj. Ky Molliqaj është vetëm një dëshmitar i kohës që është gjetur për tradhti të sigurt, para opinionit publik. Një politikan i dështuar. Një arobaxhi i kësaj opozite.

Dhe kjo opozitë po përpiqet që nëpërmes një injoranti t'ia arrijë qëllimit diabolik, në këtë mënyrë t'ua mbylli sytë qytetarëve të pafajshëm dhe ta kthej në regres Kosovën. Ta ngulin si sorrë në një hu gardhi. Duhet të bisedoni në mes veti para se të bëni ndonjë marrëveshje me të tjerët. Leni dardanat  se ata (si Dardani) kanë humbur në mjegull ngase natyre e tyre nuk është për politikë. Ai dhe si ai përpiqen që të ndodhë keq e më keq. Po përpiqen të ngritën në fatkeqësinë e qytetarëve në stadin e një faktori, ky dhe të tjerët që s’kanë aftësi. Të tillët janë kaosi dhe shëmtimi i Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".