Veprimi ushtark rus kundër Ukrainës është shembull i veprimit serb kundër Kosovës!

Veprimi ushtark rus kundër Ukrainës është shembull i veprimit serb kundër Kosovës!
Veprimi ushtark rus kundër Ukrainës është shembull i veprimit serb kundër Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 01 February 2022 - 14:44

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 Po shihet qarte se Perendimi, NATO dhe SHBA, nuk kane mundesi qe te ndalin invazionin rus ndaj Ukraines. Kjo po del nga qendrimet ndaj gjendjes ne kufirin ruso-ukrainas dhe nga mjetet luftarake qe nuk iu dhane Ukraines per mbrojtje.

Ne deklaraten e Presidentit te SHBA-se mbi gjendjen ne Ukrain, z. Baiden, e beri dallimin ne masa kunder Rusise me veprimet ushtarake ne teren. " Nese Rusia intervenon pjeserisht edhe masat do te jene ne varshmeri me veprimet ushtarake ruse".

Pas nje kohe, deklaroi: " (...) cfaredo sulmi kunder Ukraines, eshte baze per masa te gjera dhe shume te fuqishme kunder Rusise".

Deklarata e tille tregon se SHBA-te kishin dyshim. Ata duhet dhe e njohim sllavizmin dhe shovinizmin sllav. Kudo keta shoveno - sllavomadh po veprojne me masa ushtarake kunder te tjereve. Ketej kuptoheh edhe invazioni mbi Ukraine, sepse qellimi perfundimtar eshte aneksimi i saj nga Rusia. Po me kete nuk qetesohet gjendja dhe si kompenzim besohet se Rusia do te rrezikon edhe vendet baltike dhe interesat tjera ne lindje te Evropes. Ky skenar eshte i mundshem. Dhe, keshtu nuk ruhet, sipas Perendimit, teresia e shteteve ne lindje. E njejta gjendje mund te prete edhe Gjeorgjine etj. Ky skenar mund dhe pritet te ndermerret edhe nga Serbia mbi Kosoven. Madje, Rusia mund te detyron Serbin per te sulmuar dhe per te aneksuar Veriun e Kosoves, nese jo tere Republiken, kuptohet me ofenzive ushtarake. Kjo behet per te crregulluar dhe  shperndare UE, NATO-ne dhe SHBA-te ne veprimet e tyre jashte Ukraines. Shtetet e  UE jane kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Kete fakt e kane deklaruar qarte. Mirepo, nuk jane kunder Serbise se madhe Ketej nuk ka kundershtime nga UE dhe NATO. Veriu i Kosoves duket ( kam deshire te gaboj)  se per UE eshte teresi e Serbise.  Kjo veret nga asnjejtesia ne  qendrimet e z.Borel, ne emer te UE per gjendjen ne veru. Ata  nuk jane kunder aneksimit te veriut nga Serbia. Ketu shpie edhe Asociacioni i Komunave Serbe te UE per veriun e Kosoves. Per fat te keq te nenshkruar nga Thsci dhe Mustafa. Mund te ndodhi qe edhe e tere Kosova te sulmohet nga shteti serb dhe ti aneksohet Serbise. E gjithe kjo nese arrine Serbia per te pushtuar Kosoven. Mendohet se forcat e KFOR-te nuk do te ndeshen me shtetin serb. Ato ne rast sulmi do te terhiqen dhe do te veprojn  ne menyre asnjejese. Mbetet vetem FSK si mjet per mbrojtje. Cfare do te bene  SHBA mbetet te shihet ne kohe.

Sa do te arrine FSK me e mbrojtur Kosoven  me masat vullnetare shqiptare qe do ti bashkohen ne lufte kunder Serbise eshte ceshtje e veshtire per te parapare tash! Por, faktet flasin se shqiptaret do te mbrohen me cdo mjet e forme. Ata nuk do te nenshtrohen.

Shqiptaret jane vendosur per te luftuar deri ne frymen e fundit. Nuk do te ndalen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".