Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër penale që nuk e amniston asnjë lider politik

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër penale që nuk e amniston asnjë lider politik
Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër penale që nuk e amniston asnjë lider politik

Muhamet Kelmendi

  • 02 February 2022 - 11:00

Shkruan:ANALISTI-Muhamet  Kelmendi 

Çështja e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, pavarësisht nga cila pozitë, e lartë apo e ultë, është vepër e ndaluar dhe organet kanë për detyrë ta hetojnë. A do të ketë akuzë nga organet për atë çështje, ndaj çdo kujt, pra, edhe ndaj z. Thaçi, z. Mustafës, z. Veseli, z. Haredinaj, z Kurtit, z. Limaj etj., varet nga hetimet dhe provat që i gjen prokuroria. Nuk duhet lejuar askënd të ikë nga  përgjegjësia për veprat e tilla penale. Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër penale dhe ka masa ndëshkuese.

Ndëshkimin nuk e ndalë emri apo detyra. Ligji është i njëjtë për çdokënd në Republikë. Këtej edhe masat ndëshkuese janë të njëjta. Masat penale nuk përkufizohen me pozitë apo me emër, por me keqpërdorim dhe me intensitetin e energjinë kriminale të keqpërdoruesit. Ligji është i njëjtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".