Jo sinqeriteti dhe papjekuria politike e opozitës.!

Jo sinqeriteti dhe papjekuria politike e opozitës.!
Jo sinqeriteti dhe papjekuria politike e opozitës.!

Ismail Muçiqi

  • 03 February 2022 - 09:19

Shkruan:Ismail Muciqi

Pas arrestimit të Dardan Mulliqaj i cili të shtunën e kaluar me një grup njerëzish të manipuluar organizoj protestë kundër rritjes së qmimit të energjisë elektrike u bene  shumë reagime më të ndryshme në Kosovë dhe më gjerë. Kështu duke i dëgjuar deklaratat e kryetareve të partive politike në opozitë dhe të disa gazetareve opinionist.

Lind dyshimi se protestat e fundit në emër të partisë “Social Demokrate” ishte e sponsorizuar prapa perdeve nga grupet dhe klanet e partive politike të cilat i paraprin logjistikës të kësaj proteste. Është e pabesueshme dhe e papranueshme deklarata e sotme e Lumir Abdixhiku Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili pa u hamendur fare deklaroj se arrestimi i Mulliqaj ka shenja hakmarrëse, ka shije te një hakmarrje të pastërt politike.

Abdixhiku u ka bërë thirrje edhe organeve të rendit të ta ruajnë integritetin profesional, të pavarur, e të mos bëhen pjesë e një teatri politikë të një Qeverie paranoike. Një deklaratë e këtillë lloji e cila del nga gjuha e një kryetari të LDK-së është aq e ulët e papjekur dhe e pa sinqertë deri në fund. Abdixhiku dhe LDK-ja në vazhdimësi janë krenuar se Lidhja Demokratike është parti shteteformuese parti e ruajtjes së institucioneve parti e cila ka historikun e vet në ndërtimin e Shtetit. Abdixhiku kontrovers në vend që ti mbroj dhe përkrah policinë e Shtetit të Kosovës e cila u torturua duke u ndrydhur nga arrogantet deri në shkallën e fundit të ndërtesës se  Qeverisë së Kosovës pa përdorur asnjë masë, ndaj protestuesve kjo polici u përball edhe me sulm fizik.

Ai tregoj papjekurinë politike duke nxitë edhe më shumë dhe përqar subjektet politike, duke përmendur temën “hakmarrje”. Deklaratave te Ramush Haradinajt tani më nuk i merr askush serioze. Ai deklaroi se është e panevojshme të arrestohet Mulliqaj nga dhjetëra policë por për të bërë spektakël. Mjerisht jo sinqeriteti i këtyre përfaqësuesve të partive politike është i ngjyrosur me tendenca puro politike, duke i fryrë zjarrit për të krijuar kaos dhe destabilizimin në vend. Këta në vend që ta dënojnë sulmin kundër institucioneve të Shtetit dhe kundër sulmit ndaj policitë këta u rreshtuan në krah të atyre të cilët kauzë dhe qëllim dhe kryesor kishin qërim hesapin kundër Kryeministrit të Kosovës dhe Qeverisë së tij.

Cila është e vërteta.. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shtet ky i cili është Simbol i Demokracisë dhe i Lirisë të njerëzve, nëse e sulmon policin zyrtar të pret arresti, burgimi dhe nëse e godet policin të pret edhe plumbi aty për aty. Prandaj në këto situata të jesh kujdestar të kontribuosh kundër interesave të institucioneve shtetërore është gjëja më e dëmshme dhe më e neveritshme për shoqërinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".